Deputeti zgjedhur i PS në Qarkun e Vlorës, Damian Gjiknuri ka bërë apel për të ndihmuar një të re, e cila vuan nga një sëmundje e rrallë. Në profilin e tij në Facebook, Gjiknuri ka postuar një foto të të resë, Sarës, pjesë e skuadrës socialiste të Vlorës, ndërsa shkruan se ajo është shtruar në spital si pasojë e një hemorragjie të brendshme. Gjiknuri i bën apel kujtdo që ka mundësi që të kontribuojë, në mënyrë për të siguruar kurimi e të resë jashtë vendit.
"Të gjithë bashkë të ndihmojmë Sarën! Një lajm jo i mirë por njëkohësisht një mundësi për secilin prej nesh për të qenë sa më solidarë. Sara Alushaj, një prej vajzave më energjike në skuadrën tonë elektorale të Qarkut të Vlorës, po kalon një moment të vështirë. Sara është shtruar me urgjencë në spital si pasojë e një hemoragjie të brendshme, shkaktuar nga një sëmundje e rrallë dhe e rëndë. Të dashur miq! Gjej rastin tu nxis që kushdo që ka mundësi, të bashkohet në thirrjen e familjarëve dhe miqve të saj, për të kontribuar më sa të mundet, për të siguruar kurimin e Sarës jashtë vendit, në një prej spitaleve të specializuara për sëmundjet e gjakut. Besimplotë se do të dimë të japim maksimumin në një nismë solidariteti për jetën e Sarës!", shkruan Gjiknuri.
O Damian,ti i dhe evgjitit te Indise gurus 1 milion euro,i puthet dhe kembet atij kembe palarit,Raxh Kapurit te Indise,e mban mend ne aeroport late koqen e namit.. tani hidhu ku pjerdh ti per leke leri batutat me kontribute..
Përgjigju