KURBIN- Një mekanik humbi jetën pas një aksidenti në punë në Kurbin. Viktima është Albert Mamli 45-vjeç, ndërsa ngjarja ndodhi rreth orës 17:00 të së hënës pranë një servisi në fshatin Laç të Kurbinit. 45-vjeçari ka qenë duke punuar në një mjet kamion, i cili e ka zënë poshtë duke shkaktuar plagë të shumtë në disa pjesë të trupit e për pasojë gjeti vdekjen e menjëhershme.
Sipas të dhënave Albert Mamli ishte punëtor në servisin ku ndodhi ngjarja dhe grupi hetimor nisi menjëherë hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.
Gjithashtu edhe Inspektoriati Shtetëror i Punës do të nisë verifikimet në lidhje me rastin, për të pare nëse janë zbatuar rregullat e sigurisë në punë.
"Në një servis automjetesh në fshatin Laç, Kurbin, shtetasi A. M. 45 vjeç, mekanik në këtë servis, duke punuar në një mjet kamion, dyshohet se aksidentalisht kamioni e ka zënë poshtë dhe për pasojë shtetasi A.M, ka ndërruar jetë, njofton policia.
Ky është aksidenti i dytë në pune me pasojë vdekjen që ndodh brenda pak muajsh në Qarkun e Lezhës. Ne muajin janar një gomist humbi jetën në fshatin Spiten, teksa po riparonte gomën e një kamioni.
Punonjesit ketu jane skllever. Ngushellime familjes.
PërgjigjuSi ishte ai artikulli me ate 8 vjecarin mekanin ne Berat?! Ripublikojeni se keni bere pune me mend.
Përgjigju