E rëndë në Berat, babai plagos me thikë djalin! 32-vjeçari dërgohet në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës

21 Mars 2022, 13:17| Përditesimi: 21 Mars 2022, 21:00

  • Share

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në lagjen "Dëshmorët e Kombit" në Berat. Pas një konflikti në familje, motivet e të cilit nuk dihen ende, 66-vjeçari Ramo Sheroku ka goditur disa herë me thikë djalin e tij 32-vjeç Andrea Sheroku, duke i shkaktuar plagë të shumta në trup. I plagosuri është transportuar me ambulancë fillimisht në Repartin e Urgjencës në Spitalin Rajonal të Beratit dhe më pas i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në Repartin e Kirurgjisë.

Mjekët e Spitalit të Beratit konfirmojnë se 32-vjeçari kishte marrë goditje në pjesën e kraharorit, afër mushkërive dhe për shkak të gjendjes së tij të rënduar mjekët e kanë transportuar drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë. Babai i djalit është shoqëruar në ambientet e DVP-së Berat dhe nga dëshmia e tij pritet të zbardhen detajet e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Familja Sheroku jetonte në katin e tretë të një pallati në lagjen "Dëshmorët e Kombit". Pas vdekjes së nënës së 32-vjeçarit, at e bir jetonin vetëm të dy në banesë. Në lidhje me ngjarjen e rëndë kanë folur komshinjtë e familjes Sheroku, të cilët kanë konfirmuar se 66-vjeçari Ramo Sheroku ishte një njeri i alkoolizuar, por pas vdekjes së gruas së tij, ai kishte kaluar në depresion.

Banorët pohojnë se djali, Renis (Andrea) Sheroku ishte një djalë i urtë dhe i respektueshëm në lagje. Ata kanë mësuar rreth ngjarjes vetëm mëngjesin e sotëm, kjo edhe për faktin se konflikti mes at e bir kishte filluar në banesë dhe kishte përfunduar në lulishten përballë Varrezave të Dëshmorëve, aty ku edhe ndodhi plagosja. 

“Të ëmën e kam njohur. Djalin nuk e kam njohur se 7 vite nuk kam qenë këtu. As babain nuk e njihja, thonin që pinte. Ishte grua shumë e mirë, atë shtëpi si duket ajo e ka mbajtur.

Unë isha në shtëpi kati i parë, nuk di gjë fare. E mora vesh nga të tjerët se ishte natën.

Ishte i dehur. Se di unë kaq mora vesh. Jam komshi me të. Ishte djalë i mirë, ne na ka ndihmuar shumë. Unë isha në punë, nuk kam qenë këtu. Ka një vëlla ai është jashtë shtetit. I keni dëgjuar të grinden? Jo”, thonë banorët.

 

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?