E rëndë në Devoll! Rëndohet bilanci i aksidentit...Pas dy grave, vdes dhe fëmija

2 Korrik 2019, 21:10| Përditesimi: 2 Korrik 2019, 22:25

  • Share

Rëndohet bilanci i aksidentit rrugor të ndodhur në rrugën e vjetër që lidh Bilishtin me fshatin Kapshticë. Pas dy grave që humbën jetën Valmira Çuko dhe Anjeza Goni, mbrëmjen e djeshme ka ndërruar jetë në një spital në Tiranë dhe fëmija i plagosur rëndë, gjatë këtij aksidenti.

I mituri ka qenë nën shoqërinë e Anjeza Goni 32 vjeçe dhe Valmira Çuko, 34 vjeçe, kur automjeti që drejtohej nga Olsi Belortaja, i ka goditur duke lënë të vdekura në vend dy gratë dhe plagosur rëndë fëmijën që ishte me to. Autori i këtij aksidentit të rëndë Olsi Belortja, një agjent doganor në pikën e kalimit kufitar Kapshticë, është larguar me shpejtësi të madhe, duke mos i dhënë as ndihmën e parë të dëmtuarve. Sipas burimeve të policisë së Korçës, ai është lokalizuar në afërsi të fshatit Cangonj duke udhëtuar me makinë në drejtim të Korçës. Por ndërhyrja e policisë ka bërë që Olsi Belortaja të neutralizohet dhe arrestohet për akuzën e “Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor” me pasojë vdekjen e tre personave.

Prokuroria e Korçës, e cila ka studiuar materialin mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur në 30 qershor 2019 në afërsi të fshatit Kapshticë, pritet që nesër ti kërkojë gjykatës së këtij qyteti caktimin e masës së arrestit në burg për Olsi Belortanë. Gjatë marrjes në pyetje në polici ky i fundit ka treguar se ka qenë i dehur dhe nuk ka parë praninë e njerëzve në rrugë. Ai udhëtonte në segmentin e vjetër rrugor që lidh fshatin Kapshticë me Bilishtin.

Autori i aksidentit Olsi Belortaja

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Erik: 03/07/2019 07:40

    Ngushellime te afermve, shume ngjarje tragjike. Mos pini ne timon o tutkune se beni tragjedira te tilla qe nuk çbehen me.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?