Kronikë

47-vjeçarja ndërron jetë pasi ra nga dera e autobusit, shoferi kreu lëvizje të rrezikshme! Policia prangos drejtuesin! Report Tv siguron pamje, mjeti lëviz me derë të hapur

5 Qershor 2021, 08:59| Përditesimi: 5 Qershor 2021, 21:06

  • Share

Një 47-vjeçare është ndarë nga jeta pasi ka rënë nga autobusi me të cilin po udhëtonte. Ngjarja u regjistrua mbrëmë në fshatin Tregan. Mësohet se pasagjerja që humbi jetën, pasi u hodh nga autobusi në momentin kur drejtuesi i shoferit ka kryer manovra të rrezikshme, është Mimoza Kasa, 47-vjeç dhe nënë e tre fëmijëve.

"Është arrestuar D. P., 49 vjeç, banues në Elbasan, pasi në fshatin Tregan, Elbasan, duke drejtuar mjetin autobus ka kryer manovra të rrezikshme dhe për pasojë është rrëzuar nga autobusi pasagjerja shtetasja M. K., 47 vjeçe, banuese në fshatin Jagodinë, Elbasan, e cila për shkak të plagëve të marra ndërroi jetë në spital", ka njoftuar policia.  

Ndërkohë që Report Tv, i ndodhur në vendin e ngjarjes, ka siguruar pamje se si autobus i së njëjtës linjë ecën me derë të hapur i mbushur plot me pasagjerë. Sapo shesh kameran e Report Tv që filmon, shoferi urgjent mbyll derën. 

Banorët e zonës janë shprehur jashtë kamerës se mund të ketë qenë një defekt tek frenat e autobusit dhe 46 vjeçaren e ka kapur paniku dhe me pas është hedhur.

Viktima Mimoza Kasa

1622892067_AUTOBUSI.jpg

Një nga autobuset me dyer hapur

 

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 06/06/2021 00:59

    Duhet patur kujdes me shprehjen //eshte hedhur//,sepse ka te hedhur vete me vetedije te plote,ka dhe te hedhur me shtyrje,ose te hedhur me flakje,pa dashje.Tani ne kete rast,ka shume mundesi te kemi te bejme me nje flakje pa dashje,pa qellim,e ndodhur per inerci te levizjes dhe nje aksident i tille eshte gjithmone i mundshem.Prandaj ketu ku jetoj une,nuk te lejojne asnjehere te qendrosh ne kembe prane deres te autobuzit.Nje gje nuk kuptoj,perse autobuzi udhetonte me deren e hapur(qe eshte nje shkelje shume flagrante),e kishte te prishur,nuk kishin kondicioner ?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?