Viktima Liridon Mustafa

Hungari/ I riu shqiptar humb jetën në aksident! 26-vjeçari po kthehej në Kosovë! Ja çfarë postoi në rrjete sociale para se të nisej (FOTO)

16 Janar 2022, 19:09| Përditesimi: 16 Janar 2022, 22:32

  • Share

Një 26-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në një aksident në Hungari. I riu mësohet se jetonte në Austri, ndërsa kur u aksidentua ishte duke udhëtuar drejt Kosovës.

Lajmin e rëndë e kanë dhënë familjarët e të riut të cilët shprehen të hidhëruar nga ngjarja. Ndër të tjera familjarët pohojnë se aksidenti ka ndodhur gjatë natës.

 “Me hidhërim të madh ju njoftojmë ndarjen nga jeta për shkak të një aksidenti fatal me makinë, të nipit tim Liridonit 26-vjeçar. Liridoni ishte duke u kthyer në Kosovë por për fat të keq aksidenti i natës i ndodhur në Hungari, i mori jetën në moshë fare të re. Do ju lajmrohet në vijim për varrimin.”-shprehen familjarët në rrjete sociale.

Ai kishte bërë një status para nisjes ku ka shkruar: “Hajt edhe njo roadtrip per Kosove”, shkruan ai. 

Statusi i të riut në rrjete sociale para se të nisej drejt Kosovës

Ora 22:20
Del foto, kush është shqiptari që humbi jetën pas aksidentit në Hungari

1642368164_27028351530295233039574903917394393641204849n.jpg

Personi në foto është i riu Liridon Mustafa, 26-vjeç, i cili humbi jetën pas një aksidenti në Hungari teksa po kthehej në Kosovë. I riu jetonte në Graz të Austrisë, ndërsa fatkeqësisht, humbi jetën në aksident rrugor.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?