Një dhëndër humbi jetën nga një goditje rrufeje teksa po pozonte për setin fotografik me të fejuarën e tij në një pikë të njohur turistike në Kinë. Incidenti i tmerrshëm ndodhi në malin e dëborës së ‘Jade Dragon’ të Kinës në provincën Yunnan.
Burri, i cili u identifikua si Ruan nga mediat kineze, vdiq menjëherë pasi u godit nga rrufeja, në një kohë që fotografët po fotografonin duke pozuar me partneren e tij, në Spruce Meadow.
Përpara se rrufeja të godiste, autoritetet kineze lëshuan një paralajmërim të verdhë, që për nga renditja është i treti më i rrezikshëm në sistemin e motit të vendit. Megjithatë, çifti vendosi të vazhdonte me fotosesionin e planifikuar pavarësisht paralajmërimit, duke përfunduar në një ngjarje tragjike.