E rëndë në Lezhë, djali me probleme të shëndetit mendor vret nënën me thikë! Vihet në pranga

13 Maj, 14:43| Përditesimi: 13 Maj, 21:35

  • Share

LEZHË- Krimi në familje tronditi Lezhën mesditën e kësaj të hënë. Arsen Dani 62-vjeç person me probleme të shëndetit mendor goditi me thikë nënën e tij të moshuar. E moshuara, Gjylije Dani 88-vjeçe humbi jetën në mënyrë tragjike.

Ngjarja u shënua rreth orës 14 : 30 minuta ne apartamentin ku jetonte vetëm e moshuara me te birin e sëmure. Ish-arsimtarja u qëllua disa herë me thikë në pjesën e shpinës nga djali i saj Arsen Dani. Nga plagët e marra ajo gjeti vdekjen e menjëhershme, ndërsa kanë qenë fqinjët të cilët kanë dëgjuar zhurmën dhe kanë njoftuar policinë.

Blutë mbërritën menjëherë në banesë, në katin e katër të një pallati në lagjen Besëlidhja dhe gjeten pa shenja jete 88-vjeçaren. Autori, Arsen Dani u prangos nga blutë në banesë pa bërë rezistencë si dhe u sekuestrua thika me të cilin kreu vrasjen.

Pas kryerjes së veprimeve hetimore në vendin e ngjarjes, trupi i pajetë i viktimës i dërgua në morgun e spitalit rajonal të Lezhës, ku do ti nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore, ndërsa nga të dhënat paraprake bëhet me dije se nëna dhe djali jetonin sëbashku.

Banorët thanë jashtë kameras thanë se Arsen Dani vuante nga problemet e shëndetit mendor, por nuk kishte krijuar problematika në komunitetin ku banon, Ende nuk dihen rrethanat as shkaqet e debatit me nënën e tij, që çuan në krimin tronditës. Ndërkohë grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet në vendngjarje për të sqaruar dhe dokumentuar me prova ligjore rrethanat e krimit në familje.

Ora 21:32
FOTO/ Kjo është 88-vjeçarja që u masakrua me thikë për vdekje nga i biri me probleme mendore në Lezhë

Shqiptarja.com ka siguruar foton e Gjylije Danit e moshuara nga Lezha e cila u masakrua me thikë nga djali i saj me probleme të shëndetit mendor Arsen Dani. Krimi makabër ndodhi mesditën e sotme (13 maj) në lagjen ‘Besëlidhja’.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Makiwa71: 13/05/2024 19:43

    Me Arsenin kam qene qysh ne kopesht bashke, edhe ne tetevjecare, mbrapa un jam largu nga Lezha, po me kujtohet qysh kur Ka 20 vjec u dukte se nuk ishte " normale" sigurisht me kalimin e viteve gjerat Jane keqesuar. Me kujtohet edhe e ema e ndjera Ka Ken mesuese Fillmore. I ATI qe Ka vdekur me kohe Ka qene infermier koleg me babain Tim. Me vjen shume keq.

    Përgjigju
    • Leonora Asllani: 13/05/2024 23:27

      Une e kam patur shok klase në shkolle te mesme në shkoder....Sinqerisht jam befasu e mbaj mend një djal inteligjent që për mesime nuk ishte keq por kishte mundesi për me shume...Më vinka shumë keq që paska përfunduar kështu...gjynah...

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?