E rëndë në Maliq/ 59 vjeçari ngacmonte seksualisht 12 vjeçaren, gjyshja dëshmon ditët e tmerrit: E ndiqte pas! Erdhi me gurë natën! Çupa ka frikë të dalë

10 Nëntor 2023, 13:34| Përditesimi: 10 Nëntor 2023, 14:09

  • Share

 

Zbulohen detaje të rënda nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Maliq ku një 59 vjeçar është arrestuar pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një të  mitur vetëm 12 vjeçe.

Fillimisht vajza nxënëse shkolle nuk ka treguar për ngacmimet pasi i vinte turp dhe nuk donte  të shqetësonte gjyshen e saj me të cilën jetonte

“Cupa nuk më ka treguar që e ngacmonte ky person se i vinte turp dhe nuk donte të më shqetësonte mua se isha e sëmurë. Ka 1 javë që e ndjek mbrapa” tha gjyshnja në një prononcim për Report Tv.

Madje vajza kishte munguar dhe në shkollë pasi e përndiqte.

Unë dje isha te psikologia te shkolla që ta justifikoja që mos i vinte mungesa cupës,ai ishte aty i pirë,i tha cupës hajde këtu unë shkova e zura për gryke dhe e godita. Psikologia që pa cupën duke qarë tha do e lajmëroj unë policinë. Ai e ndiqte nga mbrapa, i fliste në telefon, pinte, ra cupa në depresion.

Gjyshja e 12 vjecares bën të ditur se 59 vjecari ka qënë në gjëndje të dehur në rastet kur e ka ngacmuar mbesën e saj.  59 vjeçari e ka përndjekur për ditë me rradhë 12 vjecaren madje sipas gjyshes 59 vjecari ka arritur deri aty sa të shkojë edhe në banesën e tyre.

 Ka ardhur me gurë natën, nuk di çfarë të them kam hequr traumë. Çupa ka frikë të dalë. nuk del më vetë vajza jashtë” 

12 vjeçarja jeton me gjyshen dhe me nënën e saj e cila ka probleme të shëndetit mendor. Për vajzën kujdesej gjyshja ndërsa jetojnë në një banesë me kushte të mjerueshme.


Lajmi kryesor:

Maliq, arrestohet 59 vjeçari, i dehur ngacmonte dhe përndiqte 12 vjeçaren! Dëshmia e gjyshes: E ndiqte pas, çupa ka frikë!


S.G//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?