Floreta Nanaj, 40 vjeçe, nënë e një fëmije me autizëm, mbeti e plagosur dhe po lufton për jetën në spitalin e Tepelenës. Ajo u godit me thikë në bark nga bashkëshorti i saj pas një debati në banesë. Krimi në familje u regjistrua në orën 09:40 në katin e dytë të këtij pallati në lagjen “Selam Musai” të Tepelenë. Autori i krimit Lulzim Nanaj, 42-vjec pasi ka goditur gruan, ka plagosur edhe veten me thikë dhe të dy janë transportuar me urgjencë në spital, ku në gjendje më të rëndë ndodhet gruaja.
Natyra e konfliktit mbetet mister kjo edhe pë shkak të gjendjes së rënduar të çiftit Nanaj, të cilët janë konfliktuar mëngjesin e sotëm. Nuk dihet arsyeja e këtij shkaku, që policia tha se është konflikt i çastit, ku mbeti e plagosur në gjendje më të rëndë, Floreta Nanaj, e cila po i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale dhe të afëmit po japin gjak, pasi ka pasur hemorragji të madhe.
Fqinjët jashtë kamerave thanë se kanë dëgjuar debatin me zë të lartë në shtëpinë e çiftit Nanaj por nuk janë në dijeni të motiveve. Ata thanë se çifti Nanaj jeton në kushte të vështira ekonomike, Floreta shet në tregun e rrobave të përdorura, ndërsa i shoqi që tentoi ti merrte jetën është i papunë.
Nngjarja e rëndë ka ndodhur në katin e dytë të pallatit në banesën e tyre në Tepelenë. 40-vjeçarja është qëlluar në zonën e veshkës dhe një kapilar gjaku është dëmtuar dhe gjendja e saj është shumë e rënduar në këto momente.