E rëndë, po ecte me shpejtësi ‘skëterrë’ me Ferrari humb jetën vëllai i deputetes greke, dëshmitarja: Kur kaloi pranë nesh, m'u duk tërmet (VIDEO)

14 Janar 2022, 10:23| Përditesimi: 14 Janar 2022, 10:26

  • Share

“Ishte sikur po bëhej tërmet kur kaloi pranë nesh”, këto janë fjalët e dëshmitares pak minuta përpara se ferrari të dilte nga rruga dhe të humbte jetën vëllai i deputetes greke, Katerina Monogyou.

Ishte shpejtësia “skëterrë” ajo që bëri George Monogyios të humbte kontrollin, të dilte nga rruga dhe automjeti luksoz të përfshihej nga flakët duke bërë që 45-vjeçari, babai i dy fëmijëve të humbte jetën.

Në makinë Georgos nuk ishte vetëm, por me bashkëshorten e tij e cila është transportuar në spital për shkak të plagëve të rënda që ka marrë në trup si pasojë e aksidentit.

Siç shihet edhe nga videot e publikuara, makina është bërë copa nga goditja, ndërsa flakët e përpinë.

Familja e deputetes Katerina Monogyou është “zhytur” në dhimbje, ndërsa ende ajo nuk ka thënë asnjë fjalë për ngjarjen tragjike.

 

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?