Pamje nga vendi i ngjarjes

E rëndë/ Makina del nga rruga, humb jetën 27-vjeçari shqiptar në Greqi së bashku me të dashurën

31 Dhjetor 2021, 16:55| Përditesimi: 31 Dhjetor 2021, 16:58

  • Share

GREQI- Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Athinë, ku për pasojë ka humbur jetën 27-vjeçari nga Saranda dhe e dashura e tij.

Report Tv mëson se mjeti më të cilin po udhëtonte çifti ka humbur kontrollin, duke u përmbysur. Si pasojë, kanë ndërruar jetë Pandeli Kajo 27-vjec me origjinë nga Saranda, por banues në Athinë dhe një vajzë 24-vjeçare që udhëtonte me të.

Operacioni për nxjerrjen e trupave ka qenë i vështirë, ku u angazhuan 4 mjete dhe 10 forca zjarrfikëse.

Viktima Pandeli Kajo

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?