E shkëlqyer në universitetin e Sofjes, kuksiania Jelisa Hoxha për Report Tv: Të ardhmen e shoh në Shistavec pranë familjes

8 Tetor 2023, 16:30| Përditesimi: 8 Tetor 2023, 16:41

  • Share

E gjejmë në krye të punëve të fshatit. Është 21-vjec dhe studion për Psikologji në Universitetin Publik të Sofjes. Jelisa Hoxha, nga Shishtaveci i Kukësit studente me rezultate të mira, i gjendet në ndihmë familjes. Kohët e pushimeve e shfrytëzon për të punuar në bujqësi, dhe aktualisht e gjithë familja është e angazhuar në shkuljen e patates.

“Jam studente në Bullgari për psikologe në Universitetin shtetëror. Pushimet verore i kam shfrytëzuar me familjen duke i ndihmuar me punët e fshatit duke i ndihmuar me mbjelljen e patates, me barin. Tani kemi fushatën e shkuljes së patateve.- tha ajo.

Jelisa i përket komunitetit goran në Shishtavec, e ndaj zgjodhi që ti kryejë studimet në Sofje. Psikologjia është profesioni që ëndrrën dhe për të cilën po studion.

'Kam mbaruar 3 vitet e universitetit dhe hyj në vitin e katërt për momentin po i ndihmoj familjes sime.'- vijoi ajo.

21-vjecarja tregon se nga Kukësi ka shumë të rinj që studion në Bullgari.

 “Ka shumë të rinj nga zona e Kukësit, nga Shishtaveci kam vetëm një person, por ka dhe nga fshatra të tjerë të Kukësit.- tha ajo.

Toka është burimi kryesor i të ardhurave për familjen e Jelisa Hoxhës nga Shishtaveci. Ndërsa ajo vetë pas përfundimit të studimeve të larta e sheh të ardhmen në Shqipëri.

 “Në Bullgari nuk është se kam dëshirë të rri edhe mund të kthehem këtu në vendlindje. U drejtohem të gjithë bashkëmoshatarëve të mirë, shokëve dhe shoqeve të mia që mos të largohen nga vendi , mos ta braktisin edhe dimrit se është e gjithë kjo bukur mos të lenë familjen e tyre.-tha ajo.

Shishtaveci i Kukësit është zona më e prekur nga emigrimi, ku të rinjtë sot numërohen me gishtat e dorës.

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • 3D: 08/10/2023 23:13

    Në kapitalizmin e zhvilluar aq sa kanë vlerë studimet po aq zanatet e mira p.sh. një magjetore e mirë paguhet sa një mjeke emirë

    Përgjigju
  • Agimi: 08/10/2023 16:59

    Hallall të qoftë.Lum familja që të ka dhe të ectë mbarë moj vajzë.Të kesh jetë të gjatë e të lumtur.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?