E shkëputur në krye, Shehi: E vështirë ta motivoj Tiranën! Trajneri i Kastriotit: Kukësi na sfidon në momentin më të mirë

15 Prill 2022, 15:20| Përditesimi: 15 Prill 2022, 16:34

  • Share

Tirana kryesuese e Superligës është skuadra e parë që zbret në fushë për javën e 29 të kampionatit. Bardheblutë tw shtunwn luajnë në transfertë kundër Egnatias, një skudër që lufton për mbijetesë dhe kërkon pikët me ngulm.

“Sidomos në dy javët e fundit është pak e vështirë për ta karikuar skuadrën. Distanca është relativisht e madhe me ndjekësit tonë, por unë e kam thënë edhe herë të tjera që tani garën e kemi me veten tonë,”-tha Orges Shehi, trajner i Tiranës.

Sakaq po të shtunën, Kastrioti që ka 4 fitore radhazi në Superligë, pret në Kamzë Kukësin, skuadrën që tani sheh ti rrezikohet vendi i tretë.

“Është një ndeshje shumë e vështirë, por që sinqerisht na gjen në një formë shumë të mirë, më të karikuar se kurrë,”-deklaroi Emiljano Çela, trajner i Kastriotit.

Ndërkohë të dielën do luhen 3 sfidat e tjera të javës së 29 me Laçin që pret Dinamon, Skënderbeu përballet me Partizanin, ndërsa Teuta luan në Durrës kundër Vllaznisë.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?