Report Tv dhe shqiptarja.com publikon foton e Xhemal Lokës në gjykatën e Durrësit ku doli për vlerësimin e masës së sigurisë.
Ai u arrestua 4 ditë pas vetëvrasjes me fotoksinë të gruas së tij Bedrije Loka.
Ndaj 45 vjeçarit rëndojnë akuzat e shkaktimit të vetëvrasjes dhe armëmbajtje pa leje, pasi iu gjet në shtëpi një automatik me dhjetëra fishekë.
Gjyqtari i Gjykatës së Durrësit, Paulin Çera do të bëjë vlerësësimin e arrestit dhe caktimin e masës së sigurisë ndaj tij. Prokurori është Ilir Hoxha.
Lajmi kryesor:
Vetëvrasja e nënës së 4 fëmijëve në Durrës, gjykata lë në burg burrin! Prokuroria: Ushtronte sistematikisht dhunë psikologjike e fizike
S.G//ReportTv.al