E shtuna është një ditë e bukur!

24 Maj 2019, 22:48| Përditesimi: 24 Maj 2019, 22:53

  • Share

E shtuna është një ditë e bukur, nga ato më të bukurat, sidomos tani, nuk është as ftohtë dhe as ngrohtë, është dita ideale për të shkuar pranë Shqipërisë, për të shkuar vërtetë, për ta ndjerë, për ta prekur, për ta njohur për ta dashur.. dhe jo për ti ndënjur sipër sic shumë prej nesh dhe prej shumë kohësh i rrinë. Shqipëria është skuqur nga lulëkuqet, gjelbërimi ka shpërthyer i harlisur, lumenjtë rrjedhin bukur dhe bollshëm, mbrëmjeve përvec yjeve ndrijnë dhe xixëllonjat, të cilat këto kohë do rrinë gjatë (duhet shumë të bjerë drapri i parë mbi grurë që ato të zhduken).

Shqipëria jonë e vogël e madhe ofron cdo mrekulli që perëndia i ka ofruar mbarë globit, mund të shkosh në Liqenas, ku Prespa e madhe është mbushur plot shpend e bimësi, të hash një tavë krapi të bardhë, shumë e lashtë si recetë dhe që vec aty mund ta hash, mund të shkosh në liqenin e Belshit, në Kepin e Rodonit atje ku natyra të flet me historine dhe cdo panoramë epike që mban kjo tokë, kështjellën në ujë për shëmbull, mund të shkosh në Ishull Lezhë, në Divjakë të shikosh Pelikanët, ose në Nartë të shikosh Flamingot ose në Zvërnec ti vendosësh edhe dy lule Marigo Posios aty ku prehet në ishull pranë Kishës, mund të shkosh në Koman ti mbash këmbët tek lokali i Kastriotit (dhe mua do më urosh me zemër që ta rekomandova) ose pranë Vjosës pa hyrë në Peshtan tek Sajmola ku këmbët i ke në ujë dhe shpirtin në qiell.. Në Shqipëri hahet shijshëm dhe lirë, plus e ku ka më mirë se të ndihmojmë njëri tjetrin në këtë trajtë.

E shtuna është një ditë e bukur, është dita e shqiptarve të mirë, atyre që nuk jetojnë në vila Surreli ose vila Lalëzi, e shtuna është një ditë e bukur, nuk është ditë për Tiranën, është ditë për Shqipërinë,  ja vlen të jetosh për Shqipërinë, nuk ja vlen të vdesësh për vilat.

Komento

Komente

  • vici: 25/05/2019 18:15

    na hengsh ate qe nuk thuhet o brizida. A nuk ishte po aq e bukur Shqiperia, kur ti dhe fara jote e komunisteve e dogjet ne 21 janar dhe ngritet cadren qe binte ere shurra e bashkim finos? :D

    Përgjigju
  • vertet thua?!!: 24/05/2019 23:12

    Ne Shqiperi sot moj Brizeida, 2% e njerezve mendojne, 3% e tyre mendojne se mendojne dhe 95%, me mire do vdisnin se te mendonin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?