Foto ilustruese

E vërteta e 'fshehjes' së vdekjeve nga autoritet e fataliteteve nga COVID-19

13 Nëntor 2020, 12:03| Përditesimi: 13 Nëntor 2020, 12:05

  • Share

Ka disa profesorë, profesorë dokotorë, etj. që po përpiqen të përcjellin në publik mesazhin se bazuar në publikimin e djeshëm të INSTAT për të dhënat demografike të tremujorit të tretë 2020 kemi një rritje të ndjeshme të vdekjeve e për rrjedhojë “fshehje” nga autoritet e fataliteteve nga Covid 19.

Por, po te INSTAT, kush ka dëshirë e vullnet të lexojë duhet të thotë para shqiptarëve se cila është situata nëse krahasojmë 9 mujorin e 2020 me 9 mujorin e 2019.

Pse unë personalisht mendoj kështu. Për faktin e thjeshtë se në mes të mars 2020 e deri në fund të qershorit 2020 vendi ka qënë në një situatë emergjence dhe për rrjedhojë edhe veprimet në zyrat e gjendjes civile kanë që në kufizuara.

Deri në 30 shtator 2020 kanë vdekur me Covid 19 në Shqipëri 388 vetë. Pra nëse heqim ndikimin e Covid 19, rezulton se vdekjet me bazë krahasimi 9 mujor janë rritur me 3,2 %.

Edhe kjo rritje ka nevojë për një analizë më të thelluar, por për sot po e mbyll këtu.

Foto e publikuar nga ish- ministri Ilir Beqaj

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?