Lady Gaga

VIP & Spektakël

E veshur vetëm me tatuazhet, Gaga pozon nudo për Vogue! Flet për filmin e ri ku do të jetë protagoniste: Isha në rol edhe jashtë kamerave për 18 muaj

3 Nëntor 2021, 13:00| Përditesimi: 3 Nëntor 2021, 13:01

  • Share

Jo shumë kohë përpara se filmi i saj i ri “House of Gucci” të shfaqet në ekranet e kinemave botërorë, Lady Gaga bëri një set fotografik me Vogue në Itali, dhe me të vërtet që duket krejt ndryshe!

E zjarrtë me flokët e shkujdesur dhe e veshur vetëm me “tatuazhet”, këngëtarja ka pozuar bardhezi në një mënyrë artistike, duke marrë vëmendjen e të gjithëve orët e fundit.

Në intervistën e saj për Vogeu Gaga tregoi se për të realizuar personazhin protagonist të filmit të ri, i është dashur një punë e vazhdueshme prej 18 muajsh.

"Ka tre vjet që kam filluar të punoj për të, dhe do të jem plotësisht i sinqertë dhe transparente, kam jetuar si Reggiani për një vit e gjysmë, kam folur me theksin e saj për 9 muaj edhe jashtë kamerës.”, tha ajo.

Në film, Gaga luan ish-gruan e kreut të shtëpisë së modës të Adam Driver, Maurizio Gucci. Ai bazohet në librin The House of Gucci.

House of Gucci mbërrin në ekranet e kinemave më 24 nëntor.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?