Një 43-vjeçar ka mbetur i vdekur pasi ka rënë në kontakt me energjine elektrike pranë një biznesi në autostradën Lezhë-Tiranë.
Nga të dhënat paraprake viktima Vladimir Muhja rreth 50 vjeç ka qenë duke ecur në këmbë në anë të superstradës pranë biznesit dhe përcjellësit e energjisë kanë qenë të lëshuar në tokë.
Për ngjarjen ka pasur një reagim nga OSHEE.
“Njësia e OSHEE Lezhë bën me dije se rasti në fjalë nuk ka lidhje me këtë institucion, pasi në vendin e ngjarjes nuk ka linja të tensionit të lartë as të ulët. Por ka qenë përcjellësi i ndriçuesit të biznesit, i cili siç duket ka qenë i zhveshur”, thuhet në reagimin e OSHEE.
Policia ka nisur verifikimet ne lidhje me rastin.