Vladimir Muhja dhe foto nga vendi i ngjarjes

E zuri korrenti në aksin Lezhë-Tiranë dhe vdiq, 43-vjeçari po kthehej me biçikletë në shtëpi! Shkeli përcjellësin e zhveshur të ndriçuesit së një biznesi (FOTO)

24 Prill, 08:08| Përditesimi: 24 Prill, 09:08

  • Share

LEZHË- Një 43-vjeçar humbi jetën, pasi ra në kontakt me energjinë elektrike pranë një biznesi në aksin Lezhë-Milot. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së martës, 23 prill, në afërsi të fshatit Ishull-Lezhë, ndërsa viktimë mbeti Vladimir Muhja.

Ky u fundit po lëvizte me biçikletë në anë të rrugës dhe aksidentalisht hasi përcjellësin e energjisë elektrike të një ndriçuesi i cili dyshohet të ketë qenë i zhveshur, duke i marrë jetën 43-vjeçarit.

Trupi i pajetë i viktimës u dërgua në morgun e spitalit rajonal të Lezhës, ku do ti nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore, ndërsa në lidhje me rastin nisen menjëherë hetimet.

Viktima Vladimir Muhja banonte në fshatin Ishull-Lezhë dhe ishte babai i dy fëmijëve. Ai punonte pranë një biznese përgjatë aksin Lezhë-Milot dhe në momentin e ngjarjes po kthehej nga puna për në banesën e tij në Ishull-Lezhë.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Vend ku s‘vlen jeta: 24/04/2024 10:00

    Eshte e thjeshte, i more jeten tjetrit me sjellje te papergjegjshme, te hiqet liria dhe te konfiskohet pasuria. Zbatimi i drejte i ligjit nga gjykatat eshte baza e qyteterimit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?