Ecuria fantastike e dërgon në Europë, Daja: Na pret Kukësi, por Skënderbeu do vazhdojë me fitoret

5 Mars 2020, 13:23| Përditesimi: 5 Mars 2020, 15:43

  • Share

Falë fitores ditën e mërkurë me shifrat 2-0 kundër Luftëtarit Skënderbeu u shkëput ndjeshëm ndjeshëm nga zona e ftoftë e renditjes, pasi tani pozicionohet në vendin e gjashtë me 38 pikë, po aq sa Partizani i vendit të pestë. Korçarët së fundmi kanë patur një ecuri impresionuese pasi duke përfshirë edhe Kupën në pesë ndeshje kanë marrë një barazim me Tiranën dhe katër fitore. Ekipi duket se kanë lënë pas problemet ekonomike të fillimsezonit dhe entuziazmin e ka shtuar edhe rikthimi i Bajram Jashanicës, mbrojtësit të dënuar me dy vite përjashtim nga UEFA për shkak të dopingut. Gjithsesi të mërkurën Jashanica gjeti edhe rrugën e rrjetës. Lidhur më këtë ecuri trajneri Ilir Daja pas ndeshjes me Luftëtarin është shprehur:

"Jemi mirë në gjysmën e dytë të katij kampionati, sepse kemi marë një seri rezultatesh pozitive. Kjo është edhe kryesorja. Kemi bërë edhe lojra goxha të mira dhe mendoj se tani që kemi të gjithë kontigjentin në dispozicion do vazhdojmë kështu siç e kemi nisur këtë gjysmën e dytë të sezonit."

Për të mbajtur këtë ritëm fitoresh Skënderbeu do ta ketë disi të vështirë, pasi të hënën në Korçë i viziton Kukësi.

Daja: "Me Kukësin kemi një ndeshje të vështirë pasi dihet që ka një ekip goxha të mirë. Deri pak javësh ka qenë në krye të tabelës së klasifikimit. Ajo që duhet të kemi parasysh është se Kukësi ka edhe sulmues të rrezikshëm pasi nëse i lë hapësira mund të dëmtojnë. Por mendoj se do të jetë një tablo tjetër përsa i përket lojës tonë pasi mund të bëjmë edhe ndonjë rotacion."

Duke parë organikën, por edhe ecurinë fantastike Skënderbeu mund të marrë pjesën në Kupat e Europës, por kjo mbetet e pamundur pasi ky është vitit i tretë nga 10 që UEFA ka dhënë dënim për klubin korçar.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?