Tifozët e skuadrës së Liverpool gjatë ndeshjes

Ecuria fantastike në “Champions League”, Liverpool rrit të ardhurat e DPS së Mbretërisë së Bashkuar

21 Shkurt 2019, 18:21| Përditesimi: 21 Shkurt 2019, 18:25

  • Share

Ecuria fantastikë në “Champions League” e Liverpool në sezonin e kaluar ka patur një ndikim mjaft pozitiv në ekonominë e Mbretësisë së Bashkuar. Ky është përfundimi në të cilin ka dalë kompania “Deloitte”, e specilizuar për shërbimet e auditimit, taksave dhe konsulencës ligjore e financiare për klientë publik dhe privatë. Në studimin e kompanisë në fjalë ecuria e Liverpool gjatë sezonit të kaluar ka sjellë 575 mln paund fitime për ekonominë e Mbretësrisë së Bashkuar, para të cilat kanë ardhur nga rajoni i Liverpool-it. 

Rreth 1.5 milionë njerëz që vizituan stadiumin “Anfield” në sezonin e kaluar sollën 497 mln paund fitime, të cilat përkthehen në 4% të GDP-s të rajonit. Ndërkohë rritja e kapacitetit të stadiumit në 54 mijë tifoz ka sjellë pjesën tjetër të të ardhurave, që është 115 mln paund.

Raporti merr parasysh të ardhurat e krijuara nga baret, restorantet, hotelet, taksitë dhe bizneset e tjera në Merseyside gjatë kohës që Liverpool zhvillonte ndeshje.

Liverpool shpreson të rrisë akoma më shumë fitimet për sezonet e ardhshme pasi drejtuesit po mendojnë zgjerimin e tribunës “Road Stand” që do ta çonte në 60 mijë kapacitetin e stadiumit “Anfield”.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?