Ekonomi

Edhe 1 ditë afat, 8 mijë biznese rrezikojnë të gjobiten për mos dorëzim të pasqyrave financiare

1 Gusht 2021, 18:25| Përditesimi: 1 Gusht 2021, 18:28

  • Share

Të gjithë bizneset që ende nuk kanë dorëzuar pasqyrat financiare të vitit të kaluar, kanë afat deri më datë 2 gusht (të hënën) ti depozitojnë ato online pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit. 

Mbi 8 mijë subjekte rrezikojnë të gjobiten pasi ende nuk i kanë dorëzuar pasqyrat. Sipas të dhënave nga QKB pasqyrat duhet të dorëzohen në total nga 25.700 subjekte, por që deri të premten (30 korrik), pasqyrat financiare ishin dorëzuar nga 17.666 bizneseve. Ata që nuk i dorëzojnë do të përballen me gjobë prej 15 mijë lekë.

“Subjektet duhet të regjistrojnë dhe depozitojnë pasqyrat financiare vjetore, raportin e ecurisë së veprimtarisë dhe raportin e auditimit, të mbajtur sipas kërkesave ligjore, në rastet kur mbajtja e këtyre dokumenteve është e detyrueshme, jo më vonë se 7 muaj nga data e mbylljes së çdo viti financiar. Në të kundërt do të aplikohen sanksion administrativ gjobë, prej 15000 lekë”, thuhet në njoftimin e Qendrës Kombëtare të Biznesit.

Afati përfundimtar ishte data 31 korrik, por që si pasojë e fundjavë QKB njofton se është shtyrë për në 2 gusht. Dorëzimi i pasqyrave financiare do të kryhet në formatin Excel, nëpërmjet portalit qeveritar e-Albania.

Pasqyrat financiare janë një paraqitje e strukturuar e pozicionit financiar dhe performancës financiare të një biznesi, ku pasqyrohen zhvillimet e aktivitetit të tyre humbjet, fitimet apo shpenzimet e kryera. Bilancet duhet të dorëzohen nga të gjithë subjektet me xhiro mbi 5 milionë lekë.

Në vitin e kaluar u dorëzuan në total 19.127 bilance nga 20 mijë që ishin pritshmëritë, ndërsa në 2019 u dorëzuan në total 19.250 nga mbi 24 mijë biznese që e kishin si detyrim.

PASQYRAT FINANCIARE PËR 2020

Duhen dorëzuar     25.700 pasqyra

Janë dorëzuar        17.666 pasqyra

Pa dorëzuar             8.034 pasqyra

PASQYRA TË DORËZUARA SIPAS VITEVE

Viti 2020 19.127 pasqyra

Viti 2019 19.250 pasqyra

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?