Edhe nga Maqedonia vijnë reagime në mbështetje të vendimit të Ilir Metës për të mos dekretuar Gent Cakajn. Ish zëvendëskryeministri i qeverisë së Maqedonisë, Festim Halili, thotë se Meta kreu një hap të matur duke mos zëvendësuar një diplomat me përvojë si Bushati me një djalosh pa eksperiencë si Cakaj.
Ish zyrtari i lartë maqedonas gjithsesi thotë se shteti amë, Shqipëria duhet tu japë hapësirë kapaciteteve si nga Kosova edhe nga Maqedonia.
Riformatimi i qeverisë së Republikës së Shqipërisë ka nxitur debat në opinionin publik, respektivisht me mos dekretimin e propozimit të qeverisë për Ministër të Punëve të Jashtme të një djaloshi të ri nga Kosova. Në parim, gjithmonë kam qenë për rivitalizim të organeve qeveritare, legjislative dhe partiake me prurje të reja dhe për dhënie të mundësive shtresës rinore të shpreh potencialin, energjinë dhe elanin e tyre për progresivitet dhe përshpejtimit të qasjes dhe zgjedhjes së problemeve. Presidenti Ilir Meta në këtë rast nuk dha dritë jeshile për propozimin e emërimit të Ministrit të ri të Punëve të Jashtme, duke elaboruar dhe justifikuar vendimin e tij. Nga këndvështrimi im, mendoj që një veprim i tillë duhet të shihet si i matur, me faktin që rajoni ndodhet në një situatë të komplikuar gjeopolitike dhe gjeostrategjike dhe nuk duhet rrezikuar me një aventurë të tillë, që një diplomat i rangut të z. Ditmir Bushati, me përvojë të lartë në sferën e integrimeve dhe diplomacisë të zëvendësohet me një djalë të ri, që besoj se i duhet akoma përvojë, kalitje dhe guxim për ballafaqim dhe dialog me homologët e shteteve fqinje në rradhë të parë, por edhe me ato të miqve ndërkombëtarë. Për më tepër, ministrja e sapo emëruar e Arsimit është nga Kosova, që nënkupton përfshirjen e trungut shqiptar të asaj treve në politikbërje”, shprehet kështu ish zv.kryeministri Halili.
Halili mes tjerave thekson se si brengë të tij ka defokusimin e kuadrove shqiptarë nga Maqedonia të cilët kanë guxim dhe përgaditje maksimale për të mbajtur mbi supe përgjegjësi të larta që mund të jepen edhe nga shteti amë, e duke përmendur kështu edhe ministrin e mbrojtjes të vitit 1912 Mehmet Pashë Deralla.
"Brenga ime ka të bëjë edhe me defokusimin nga kuadrot e shkëlqyera të shqiptarëve të Maqedonisë, të cilët dijnë, kanë përvojë, guxim dhe janë të përgaditur për të mbartur mbi supe përgjegjësi të larta që do të jepeshin nga shteti amë, ashtu siç dikur mbante përgjegjësinë e ministrisë së Mbrojtjes së qeverisë së parë shqiptare të 1912 nga Mehmet Pashë Deralla nga Tetova. Vlerësoj, që në situatat e reja politike të krijuara në rajon, shqiptarët e Maqedonisë duhet të jenë të përfshirë dhe inkluziv në politikbërjen e shtetit amë. Mos të harrojmë që këto treva kombit i dhanë dy nobelistë, Shën Nënë Terezën dhe Prof. Ferid Murad, prandaj përfshirja e faktorit shqiptar të Maqedonisë do ti jepte forcë dhe vitalitet tërësisë së funksionimin të qeverisë, por në rast nevoje edhe të organeve të tjera publike në Shqipëri”, vlerëson mes tjerave Halili.
Gjatë kualifikimit në Euro 2016 të kombëtares shqiptare ishte pikërisht urdhëri i ish zv.kryeministrit Festim Halili për të dërguar autobusin kuq e zi për të pritur në formë solemne atë pas suksesit historik.
pasi zgjidhen problemin e tyre ne maqedoni,tani na japin mend per ti bere edhe ne ne shqiperi si situata e tyre.hajde,kimme mish,kim me veze.
PërgjigjuPo ti me R,,Q.. KE QENE KRYEMINISTER NE MOSHEN E KTIT.
Përgjigju