E mbani mend Lulzim Bashën para 5 qershorit. Ambasadorja Yuri Kim u detyrua të dilte një mbrëmje në fillim të muajit e të deklaronte se “topi është në fushën e zotit Luli Basha”. Ai duhet të pranojë marrëveshjen e ofruar.
Lulzim Basha doli pas një dite, pasi pa që kishte gjithë botën kundër, dhe deklaroi se ai dakord është, por i ka ngelur dhe vetëm një pikë. Ndaj kërkoi mirëkuptim.
Tani jemi në një situatë të ngjashme. Edhe një pikë i ka ngelur, pasi u dorëzua për listat e hapura.
Votat për marrëveshjen e 5 qershorit u realizua falë marrëveshjes për 30 korrikun. Para se Edi Rama të siguronte 100 vota për 5 qershorin, ai u ul dhe garantoi opozitën parlamentare për votën e 30 korrikut rreth ndryshimeve kushtetuese.
Në marrëveshjen mes Partisë Socialiste dhe opozitës parlamentare, është rënë dakord për hapjen e listave, heqjen e pragut dhe lejimin e koalicioneve parazgjedhore me një listë të përbashkët.
Në këto kushte nuk ka asgjë, as për t’u diskutuar dhe as për t’u menduar.
PD i ka parë amendamentet në Këshillin Politik. Ajo e ka të qartë se çfarë do të bëhet më 30 korrik. Këto mbledhjet e përditshme vetëm sa rraskapisin Gjiknurin dhe nuk e lënë të bëjë plazh.
Ndaj më duket pozitiv fakti që Lulzim Basha bëri sikur i pranoi listat e hapura. Tani jemi ekzaktësisht në të njëjtat pozita që Luli ishte dhe para 5 qershorit. Edhe një pikë i ka ngelur, të pranojë kolacionet me një listë, jo se i do Edi Rama, por se vetë pranoi listat e hapura.
Nëse pranon listat e hapura, nuk mund të hysh në zgjedhje me koalicione me lista të përbëra, pasi i bie që në gjithë Shqipërinë, opozita, ose mazhoranca, të kenë rreth 5 mijë kandidatë secila, të cilëve duhet t’u numërosh një për një sa vota kanë marrë dhe kështu destabilizohet procesi. Ashtu zgjedhjet mbarojnë pas gjashtë muajsh dhe do jenë të dështuara.
E thënë thjesht teknikisht, nëse hapen listat, nuk mund të bëhet fjalë për koalicione me shumë lista, por për koalicione vetëm me një listë.
Tani meqë Luli i pranoi listat e hapura dhe bëri mire, se shpëton dhe vetë nga ata që ka gënjyer, kjo e koalicioneve është automatikisht e detyrueshme, të jenë me një listë. Nuk do hiqen koalcionet, do hiqen listat e shumëfishta brenda koalicioneve, që deformojnë votën.
Lulzim Basha nuk ka shans të fitojë asgjë në këtë betejë, pasi nuk është betejë e tij. Ai ka shans vetëm të dalë i humbur.
Me hapin që hodhi sot drejt listave të hapura, e shamngu një humbje. Edhe një i ka mbetur. Forca Luli! Por po nuk ja dole, mos u mërzit. Do bëhen ndryshimet. Djemtë që ke çuar në Kuvend do ta çojnë në fund ëndrrën tënde.
Luli ishte ne shah dhene nga Rama, pasi u stermundua disa dire beri levizjen (e detyruar)per te dal nga poz shah , tani te shohim por mesiguri e pret levizja shah mat. Varet si do e kshilloj Meta si shahist pak me i zoti
Përgjigju