"Edhe publiku shqiptar edhe partnerët tanë ndërkombëtarë janë të interesuar se kur do të plotësohen vakancat në Gjykatën e Lartë dhe në Gjykatën Kushtetuese që është rrjedhojë e mosplotësimit të Gjykatës së Lartë. Nuk ka asnjë arsye, as ligjore, që ju me moshapjen e të gjitha vendeve në Gjykatën e Lartë të mbahet peng Shqipëria deri në Bruksel". Ka qenë ky apeli i fortë i kryeparlamentarit Ruçi, 25 qershorin e kaluar, drejtuar Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Por çfarë ndodh sot në Këshillin e Lartë Gjyqësor i cili prej muajsh është akomoduar në godinën e polit të drejtësisë? Gara e hapur prej 11 shtator 2019 ende nuk ka prodhuar gjyqtarë për Gjykatën e Lartë edhe pse ka kaluar një vit nga ai moment dhe 5 muaj nga apeli i fortë i kryeparlamentarit Gramoz Ruçi.
Është ky vendimi, i cili nga data 11 shtator u linte dy javë kohë kandidatëve të interesuar nga radhët e jo gjyqtarëve për të shprehur interesin e tyre për këtë garë, e cila duhej kompletuar brenda 26 shtatorit 2019.
Në këtë garë shfaqën interesin 6 kandidatura për një vend vakant, mes tyre: Jetmira Ragami, Kestrin Katro, Arjana Mallkuçi, Ervin Pupe, Dariel Sina dhe Theodhori Sollaku.
Gjatë fazave verifikuese kandidatja Ragami dhe Amllkuçi dhanë dorëheqjen, Kestrin Katro u skualifikua nga KLGJ për mosplotësim të kushteve për efekt të problemeve me pasurinë, si deklarim të pasaktë dhe mos justifikim ligjor të pasurisë. Nga kjo garë u skualifikua edhe ish kryeprokurori Theodhori Sollaku, ndërsa kandidati Ervin Pupe u tërhoq pasi u emërua gjyqtar i lartë nga një tjetër vakancë.
Gara vazhdoi përgjatë 2020-s ndërmjet Kestrin Katros e Dariel Sinës. Kandidatja Kastro sapo u njoh me vendimin e KLGJ e cila sipas raportit të inspektorit të lartë të deklarimit të pasurisë u la jashtë gare, dhe iu drejtua gjykatës. Kastro vazhdoi betejën në gjykatën e apelit administrativ aty ku kjo gjykatë më 21 shkurt 2020 e la sërish jashtë garës duke e gjetur të drejtë skualifikimim, siç dhe shihni në këtë vendim të formës së prerë.
Për 9 muaj KLGJ thuajse e ngriu këtë garë, për t’iu rikthyer jashtë vëmendjes së publikut dhe medias një vendimi për të kualifikuar si kandidat të vetëm më 13 nëntor 2020 Dariel Sinën, ndërsa nga ana tjetër Kastro ka bërë rekurs në Gjykatën e lartë.
KLGJ ende si ka dhënë një përgjigje as Sinës as publikut se përse gara e nisur prej një viti ende nuk është finalizuar. Juridikisht KLGJ do duhet të priste vendimin e Apelit Administrativ i cili prej shkurtit ka lënë jashtë gare Kastron. Por nga ai moment gjithçka ka mbetur pezull.
E teksa Sina mbetet në pritje të një përgjigje nëse e meriton apo jo të jetë gjyqtar i lartë, publiku dhe mbi 22 mijë dosje po ashtu po presin plotësimin e kësaj gjykate.
Gjykata e lartë përbëhet nga 19 gjyqtarë dhe aktualisht ka vetëm 3 dhe do duhet të plotësohet edhe me 16, e më pas tre prej tyre të shkojnë në Gjykatën Kushtetuese. ReportTv i ka drejtuar pyetjet KLGJ-s në lidhje me plotësimin e 16 vakancave dhe është në pritje të një përgjigje.
Dhe ankohen njerezit per sorrollatje!Keta vonojne te emerojne njeri-tjetrin,jo me dosjeve te popullit qe s'u vjen rradha kurre!
PërgjigjuJane manovrat e politikaneve te te gjitha kraheve per ta vonuar sa me shume reformen ne drejtesi, por eshte e pamundur ta thyejne kocken e BE dhe te SHBA
PërgjigjuA di njeri se cfare kane bere gjithe keto muaj keta te KLGJ-se? A jane paguar gjate kesaj periudhe? A ka aresye kjo vonese dhe ne se nuk ka arsye te forte a ka kush te drejte te kerkoje pergjegjesine e drejtuesve te KLGJ-se? Po qe se nuk paska fuqi askush te veproje e te vere para pergjegjesise keta te tillet,atehere me mire le te hidhet Ligji per KLGJ-ne ne koshin e plehrave. Te pakten do te cilorohet buxheti nga nje sasi boll e ndjeshme nga pagesat e pamerrituara per keta palo KLGJ-iste...
PërgjigjuSka si ndodh ndryshe ne nje shtet te korruptuar ne menyren me siperore prej jo me pak se 30 VJETESH,me nje klase politike te degjeneruar e cila ben qarkullimin/rrotacionin si nje KLANSEKT I NEVERITSHEM,duke VJEDHUR, GRABITUR,VRARE DHE PASURUAR NE MENYREN ME TE RENDOMTE. KY POPULL KA DY RRUGE: TE VDESE NE MJERIM OSE LARGOJE ME VOTE KLASEN POLITIKE AKTUALE PA PERJASHTIM POZITE@OPOZITE.
Përgjigju