Bota

Edhe Roma ndërton incenerator për të shpëtuar qytetin nga kriza e plehrave

31 Gusht 2022, 15:36| Përditesimi: 31 Gusht 2022, 15:39

  • Share

TIRANË- Kryeqyteti i Italisë, Roma, ka vendosur të ndërtojë një incinerator për djegien e plehrave. Ky projekt i kryebashkiakut Roberto Gualtieri cilësohet si shpëtim për qytetin nga plehrat por edhe pika e kthesës për ringritjen e Romës, sipas një shkrimi të publikuar në New York Times.

Artikulli përshkruan situatën alarmante në të cilën ndodhet Roma me plehrat, e cila u përkeqësua edhe më shumë gjatë verës me vendosjen e zjarreve të qëllimshme në impiantet e plehrave, çka solli një ndotje të madhe të ajrit në kryeqytetin e lashtë europian.

Sipas “New York Times”, inceneratori i Romës kap vlerën e 600 milionë euro dhe pritet të përfundojë në vitin 2025. Ky impiant do t’i kthejë plehrat e Romës në energji. Kryebashkiaku Roberto Gualtieri është i vendosur ta zbatojë projektin që i jep fund situatës dramatike të mbetjeve.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bajza: 31/08/2022 15:58

    vendosje produkti

    Përgjigju
  • Dhendri i Besnik Bekteshit: 31/08/2022 15:54

    Dakort, por ne Rome do te ndertohet , ndersa ne Tirane parate jane marre por nuk u ndertua dhe as qe mundet te ndertohet. NUK DO NDERTOHET NE TIRANE. Mbajeni ne shenim !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?