Nga Shkozeti ku kryeson mosbindjen civile të PD-së, deputeti Edi Paloka thekson për gazetarët se opozita nuk ka qëllim tjetër tani përveçse mosbindjes civile. Paloka shton se nuk është marrë leje për protestën.
'Aksioni i sotëm, kjo formë është zgjedhur. Bllokim i disa akseve në gjithë Shqipërinë. Qetësia e shihni vetë nuk ka arsye pse të ketë agresivitet, qëllimi ka qenë vetëm bllokimi. Paralajmërova dhe policinë të mos bëjnë provokime. Nuk kemi qëllim tjetër. Dolëm pak para protestës dhe për të trembur njerëzit thonin do ketë njerëz që do krijojnë incidente. Policia thirrjet t’ja bëjë Ramës dhe Veliajt.
Sot ne jemi në protestë dhe nuk marrim leje nga dy personazhe që janë zgjedhur prej bandave. Nuk ka leje, nuk kemi marrë leje. Nuk merret leje as ligjërisht. Nga kjo polici që rrëmben ish presidentin në rrugë si të jetë terrorist, çdo gjë mund të presësh. Nuk jemi për hatër të kësaj policie jemi këtu për ti hequr qafe këta. Duhet të ketë reagim qytetarë. Nuk është betejë e opozitës. E keqja është e gjithë qytetarëve tanë.'
Sakaq, me këtë protestë Paloka vijon më tej duke thënë se PD do ti jap dhe një mesazh ndërkombëtarëve se nuk pajtohet me ta dhe qëndrimet e tyre për stabilitet.
'Nuk vjedhin vetëm opozitën Rama me Ballukun por të gjithë shqiptarët. Nuk është betejë e opozitës. Nëse shqiptarët nuk i thonë të keqes Ndal, e kemi tek dera e shtëpisë. Mendoj se ka dhe qytetarë që nuk janë anëtarë të Partisë Demokratike. Edhe socialistët duhet të jenë këtu. E keqja është në derë të gjithëve. Kjo protestë është dhe një lloj paralajmërimi. Për ata që duan të shohin dhe të dëgjojnë. Edhe për ata që e kanë lënë Shqipërinë në periferi, e kam edhe me ndërkombëtarët. Po u tregojmë që nuk e pranojmë këtë kompromis. Nuk shesim Shqipërinë për stabilitet. Kemi bllokim për 3 orë.'
Lajmi kryesor:
Opozita 3 orë mosbindje civile, ndalin qarkullimin në 6 akse nacionale e djegin goma! Deputetët e PD bllokojnë Kthesën e Kamzës me makina luksoze! Noka: Duam qeveri teknike
G.K//ReportTv.al