Politikë
Ekonomi
Ekonomi

Edi Rama i bën thirrje Asamblesë së OKB-së për sigurinë kibernetike: Të përqendrohemi për parandalimin e sulmeve

24 Shtator 2022, 17:55| Përditesimi: 24 Shtator 2022, 18:15

  • Share

 

Gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, kryeministri Edi Rama i bëri thirrje asamblesë që të përqendrojë vëmendjen te siguria kibernetike për të parandaluar sulmet, ndërsa përmendi edhe rastin e sulmit nga Irani ndaj Shqipërisë në korrik.

“Në një kohë kur një mori krizash e kanë zhytur botën në trazira do të doja ti kërkoja asamblesë të përqendronte vëmendjen te siguria kibernetike. Bota sot është e pandarë me teknologjinë. Shqipëria pësoi një sulm me qellim vjedhjen e të dhënave dhe paralizim të sistemeve në korrik. Një hetim i kryer me ekspertizën më të mirë ka konfirmuar se sulmi ishte një agresion i orkestruar nga Irani. Qeveria shqiptare nuk pati zgjedhje por ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Iranin. Ne i bëjmë thirrje OKB-së të përqendrohet më seriozisht për sigurinë kibernetike për të ndihmuar në parandalim”.


Lajmi kryesor:

Rama nga Asambleja e OKB-së: Dokumenti i Dick Marty, dështim ndërkombëtar! Pranoni kërkesën tonë për një raport të ri


D.GJ//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?