Në 32 vitet e fundit, vendi ka njohur shumë kryeministra, kabinete qeveritare, ka njohur edhe disa presidentë. Ka patur dhe shumë lloje modelesh qeverisjesh, kaotike, lindore, perëndimore, arabike apo shpikje të tjera. Por modelin më të duhur dhe më të sinqertë për të qeverisur dhe për të komunikuar në mënyrë perfekte me shqiptarët dhe jo vetëm, e prezantoi në 2013, dhe e ka sot Edi Rama, kryeministri më befasues i 3 dekadave të fundit.
Ti japësh përgjigje çdo partiçke që është opozitare në Shqipëri, apo të merresh me çdo budallallëk që shikon në fallin e filxhanit apo ëndërrave të gjumit të natës opozita e shpartalluar, është humbje kohe, shmangie nga realiteti, lënie pas dore e shumë projekteve dhe punëve të nisura. Shkurt, në rast se bie në “rrjetën” e fallxhorëve të revolucionit, ke harruar pse qeveris, ke harruar ç’ke premtuar dhe ç’punë të mëdha ke përpara. Mbetesh mbrapa pa e kuptuar, dhe bëhesh pjesë e “trenit” të prishur të një politike që ka qeverisur dikur me shumë zullume dhe faje të rënda.
Edi Rama, erdhi në pushtet me një program të padëgjuar kurrë më parë, erdhi për të punuar dhe jo vegjetuar, erdhi për të shembur të vjetrën dhe ngritur diçka të re. E nisi nga kioskat, karrakatinat 5 ose 10 katësh, e vazhdoi me drejtësinë e nxirë nga fajet dhe krimet e saj, po e vazhdon me përmbylljen e pasojave të krizave që e goditën vendin, dhe nuk pranon të bjerë në llumin e akuzave dhe thashethemeve.
Do të ishte idiotësia më e madhe e çdo politikani me mentalitet dhe vizion europianist, të merrej me personazhet e muzeve, ti përgjigjej thirrjeve dhe akuzave të tyre. Edi Rama, ka modelin e tij, dhe nuk ka gjasa të ndalet dhe ndahet prej tij. Kjo ndoshta e ka çuar vendin dhe qeverisjen e tij drejt sukseseve, drejt reformimit të çdo strukture, duke trokitur fort dhe me dinjitet në dyert e Europës.
Askush si Edi Rama, nuk ka arritur të bëjë kaq shumë për vendin dhe fatet e shqiptarëve, sa ka bërë ai. Nuk bëhesh “patriot” apo dhe “shpëtimtar i fateve të vendit”, kur valëvit dhe puth flamurin tënd apo atë amerikan, kur citon dhe mban fjalime patetike për “interesat e kombit”, kur ke shkelur mbi ligjet e vendit, dhe kur ke rrënuar xhepat dhe pronat e shqiptarëve sa ishe në pushtet. Edi Rama ka tjetër model në jetën politike dhe qeverisëse, model që shpëtoi vendin nga kllapia ku e kishte futur politika e kazanit të vjetër. Larg skutave dhe kulisave të mbushura me rrjeta merimangash, Edi Rama hartoi, ndërtoi, dhe zbatoi modelin e tij të tjetërsimit dhe zhvillimit, që sot afro 10 vite pas ardhjes në pushtet, ka rezultuar më i preferuari për të ardhmen e vendit dhe shqiptarëve.
Sot është koha e konkurrimit me modele të zbatueshme qeverisëse, me hapësira të menaxhueshme të elementëve profesionistë, duke parë gjithmonë nga e ardhmja progresiste,natyrisht pa injoruar çdo vlerë të bukur nga trashëgimia. Por që të arrish deri këtu, duhet jo vetëm të ndërtosh modelin tënd, por edhe ta zbatosh atë.
Te pakten sido qe te jete Edi Rama nuk ka derdhur gjak si ne 1997 ne 15 Mars 2008 ne Gerdec dhe ne 21 Janar 2011 ne Bulevardin Deshmoret e Kombit ne Tirane.
PërgjigjuBesmir Kuci per servil nuk jam i punesuar ne administrate ose ndonje favor tjeter ! Mendimi im eshte personal dhe i pa influencuar, ty po te dogjen rublat skam cfar te bej ! Te te rrojne ata qe mbron e me jete te gjate ! Tung
PërgjigjuNuk na tha nje fakt .. .vetem elozhe....po jsp une ca...kurre Shqiperia nuk ka pasur kaq Skandale e nuk eshte vjedhur si sot.....kurre Shqiperia nuk ka pasur kte situate ku me jedoch qe flet thote dua te emigroj...njatjeta o Ajaz...se di si mund te serviloset njeriu kshu. Nje hall do e kesh.
PërgjigjuTe lute pena je teper realist
PërgjigjuAsnjehere nuk ka qene degjuar zeri i Shqiperise ne Evrope dhe Bote kaq fort dhe me respekt se sa ne qeverisjen e Rames ! Ka bere krenar nje komb te tere ! Erdhi ne kohen e duhur per te na shpetuar dinjitetin nga vjedhesit dhe tradhetaret e kombit ! Realisht duam te jemi me vepra me perendimin dhe Ameriken ,kunder atyre qe syte i mbajne nga lindja jo per ideale ose nostalgji por qe te mbushen me rubla !
PërgjigjuRicardo, shume servil jeni
Shume te dëgjuar edhe per hajdutllik!
Artur Ajazi Nuk e di cfare besimi fetar mban ,Cfare shkollimi ke mbaruar, Cfare statusi politik pelqen por nje gjo po ta them mer djale Pena jote ka shkruar shume bukur mire sakt dhe kuptushem per ne Popullin shkrim per mendime dhe jo shkrime denigruese politike te diktuara nga politikanet keto mendje te ndritura per ndryshim kerkojme Te lumt nona qe te ka
PërgjigjuSakte Asnje presje nuk duhet ti heqim
PërgjigjuNje bravo e madhe Artur Ajazi.
PërgjigjuNe emigrantet jemi krenar per punen dhe drejtimin e Shqiperise nga Edi Rama .Te lumte pena Artur Ajazi.