Edi Rama ka pasur dëshirë të bëjë surpriza me zgjedhjet e tij. Në një farë mënyre ja ka dalë të çudisë së paku 24 orë gjithë Shqipërinë, kur ka emëruar ministra surprizë, që askush nuk vinte bast se ekzistonin, apo të tjerë që për disa ditë rresht shtypi u ngatërronte emrin.
E ka pasur luksin për ta bërë këtë, duke qenë i bindur se po promovonte njerëz që do ktheheshin në pasuri politike.
Ka pasur po ashtu luksin, ta bënte këtë në një sistem elektoral, ku fuqia e partisë dhe logua e saj, të bënte automatikisht deputet, nëse renditeshe në vendet e sigurta.
Pra Edi Rama ka qenë në të drejtën e tij, ta harxhonte si të donte fuqinë e tij politike, pasi votat në fund të fundit janë fituar në emër të tij.
Beteja për mandatin e tij të tretë, bëhet në kushte të ndryshme nga dy betejat e para. Ne po shkojmë drejt zgjedhjeve me lista të hapura dhe me koalicione me lista të përbashkëta.
Ky është një zhvillim që i hedh poshtë gjithë investimet e derisotme politike të Edi Ramës dhe eksperimentet e tij shpesh sociale, për të prodhuar politikanë në inkubator, si lexues deklaratash.
Në këto zgjedhje kanë rëndësi figurat politike popullore, brenda dhe jashtë PS-së, liderë me mbështetje lokale dhe figura publike të marra nga shoqëria civile, që kanë emër të mirë në publik.
Të treja këto kategori janë në drejtim të kithët me përpjekjet, jo dhe aq të suksesshme të Edi Ramës, për të promovuar teknicienë, që sipas tij do bëheshin politikanë të mirë. Në disa raste nuk janë bërë as teknicienë të mirë, por më e keqja është se nuk janë bërë politikanë të mirë.
Po ashtu disa promovime të mëhershme të tij, kanë bezdi nga zona e tyre elektorale, dhe presin ta ndërrojnë atë në çdo palë zgjedhje.
Por dhe nëse ja quajmë pozitiv atë bilanc Edi Ramës, ai nuk vlen më me sistemin e ri.
Drejt zgjedhjeve të vitit 2021, atij i duhet të shkojë jo aq me investimet e tij të dështuara politike, por me një ekip të testuar mirë, që mbledh vota.
Deri më sot votat ishin meritë e Edi Ramës, pasi sistemi të impononte, ose me atë, ose kundër tij. Tani sistemi është më i hapur, më fleksibël, dhe energjitë që prodhon lista lokale, shpeshherë mund të vënë përpara fuqinë e emrit të Edi Ramës.
Ndaj e ka kot që u thotë atyre asambleistëve, që sot shtrohet pyetja “çdo bëni ju për Partinë Socialiste”? Ata mund të bëjnë çfarë të dojë Edi Rama për Partinë Socialiste, por në qoftë se nuk janë bërë deri tani politikanë, nuk bëhen dot më dhe nuk i duhen askujt si të tillë, nëse nuk kanë votat e tyre, krahas votave të PS.
Në këto zgjedhje, përsëri barra i bie Edi Ramës, jo më t’u kërkojë llogari atyre që ka promovur dhe që nuk i funksionojnë si politikanë, por të gjejë së paku disa figura të reja të së majtës, në rang kombëtar dhe lokal, që i bashkojnë votat e tyre me votat e PS-së.
Listat e hapura kanë për të turpëruar shumë vetë në atë parti dhe në parti të tjera. Ato nuk janë më shaka, por një test publik, që vendos në provë të gjithë ata që kanë mbështetje popullore, pavarësisht nëse kanë apo jo mbështetje nga Edi Rama.
Është një sistem i ri, që për fat ju dhurua Shqipërisë nga Edi Rama, por që ndëshkon gjithë çka bërë deri më sot politikisht Edi Rama.
Haa ha qenka leshuar komplet opozita ne sondazh.Kaq shume pjesmarres nuk kam pare ndonjehere per kaq pak kohe!!!!
PërgjigjuMero ne analizen tuaj ke shume te drejte persa i perket rolit te Edi Rames ne dy mandatet e para dhe qeverisja jo me meritokraci dhe as me socialiste te thekur ,por me njerez te zgjedhur oa emer ne publk dhe nga gusta e tij . Qeverisja e Rames ka pasur gjera pozitive ku do te permend rilindjen urbane dhe rurale qe i dha jete dhjetra qyteteve dhe fshatrave si dhe menaxhim i mire i investimeve ne infrastrukture . Por nje e mete jane PPP jo per ndertimin e veprave ,qe jane absolutisht te rendesushme por per koston e larte te tyre dhe tjeter eshte zhvillimi i sektorit te energjetikes per peonen publke .Zgjedhjet e ardheshme kerkojne njerez te afte ,te ndershem dhe kontribute ne PS ,ne menyre qe Rama te narre mandatin e trete .Opozita eshte e pa pergatitur dhe nuk gezon besimin ne popull me figurat politike qe e drejtojne
Përgjigju