Edi Rama

Opinion

Edi Ramën e rrëzon vetëm Edi Rama

26 Korrik 2021, 13:54| Përditesimi: 26 Korrik 2021, 13:56

  • Share

Në kushtet kur opozita është në gjendje knock doën-i politik. Kur kjo opozitë ndodhet në situatën më të vështirë që nga vitit 1990 kur u rrëzua komunizmi. Kur kjo opozitë nuk jep shpresë, por forcon pozitat e kryetarit në vend të forcojë vetë opozitën.

Kur mazhoranca ka fituar mandatin e tretë radhas dhe pa asnjë pengesë marshon “nga fitorja në fitore”. Kur mazhoranca ka totalisht pushtetin lokal dhe menaxhon të gjitha fondet e shtetit në të gjithë territorin e vendit. Kur mazhoranca ka shkarkuar presidentin e republikës dhe pasi pret konfirmimin nga Gjykata Kushtetuese, emri në sirtar pritet të jetë nga radhët e saj.

Dhe kur shumica e medias është e pozicionuar dukshëm pro mazhorancës, jo vetëm për faj të saj. Pas kësaj parade politike pa asnjë shembull në këto 31 vjet, i vetmi armik përgjatë mandatit të tretë të kryeministrit Edi Rama mbetet vetëvetja e tij, Edi Rama. Duke mos patur asnjë rrezik, i vetmi që ia lëkund karrigen atij është vetëm ai. Janë të paktën 10 arsye që të bëjnë të konkludosh se Edi Ramën e rrëzon vetëm Edi Rama

Edi Rama rrëzon vetëveten nëse nuk ndërton që në fillim të mandatit një kabinet me emra ministrash të rinj, figura të pastra dhe të papërfolur për afera korruptive. Nëse në kabinet do ketë emra që as vetë Parta Socialiste nuk i do vërtetë, ata jo vetëm mund të thellojnë skandalet, por ta gërryejnë aq shumë qeverisjen e Ramës saqë nuk është çudi që ai të mos mbajë dot veten i rrethuar nga negativiteti.

Nëse në kabinet do ketë emra me integritet që në karrierën e tyre nuk kanë të shkuar me precedentë të përfshirë në afera dhe abuzime me postet dhe detyrat që kanë mbajtur Rama krijon dhe parashtron vizionin e tij se e ka seriozisht luftën ndaj korrupsionit dhe krijon perceptimin te opinioni publik që ndershmëria mbizotëron ndaj të korruptuarëve.

Edi Rama rrëzon vetveten nëse në mandatin e tretë nuk rimëkëmb ekonominë. Dy ngjarjet e rënda si tërmeti i 26 nëntorit 2019 dhe pandemisë së Covid 19 shkaktuan një katastrofë në ekonominë shqitare. Por nëse Edi Rama nuk gjen rrugë dhe mundësi për rimëkëmbje, do ti sjellë qeverisjes së tij pasoja të rënda.

Ekonomia është e vetmja gjë që nuk të fal. Jemi mësuar në këto 31 vjet që shoqëria shqiptare mund të falë gjithçka, por ama kurrë jo ekonominë. Edi Rama duhet të arrijë që qeverisja të krijojë një raport normal me biznesin për ta çliruar atë nga shumë probleme që i janë shkaktuar sidomos gjatë pandemisë. Vetëm kështu ekonomia do marrë frymë dhe do krijohen kushtet për rritje ekonomike aq të dëshiruar dhe aq të pritur nga shoqëria.

Edi Ramam rrëzon veten nëse nuk lufton vërtetë korrupsionin në radhët e tij. Nuk është vetëm SPAK institucioni që ka tagrin për të luftuar abuzimet me fondet e shtetit.

Për më tepër korrupsionin me arka peshku nuk është fare nevoja ta hetojë SPAK. Qeveria dhe vetë Edi Rama ka mekanzima ta luftojë po aq sa SPAKU këtë kategori. Si fillim duke mos rekturuar në zyrtat e shtetit punonjës me të shkuar të dyshimtë dhe më pas të luftojë nëpërmjet aplikimeve dhe zbatimeve tranparente të veprimeve financiare qeveritare.

Edi Rama rrëzon vetëveten nëse nuk mban premtimin që mandate e tretë do luftojë me dorë të hekurt drejtorët që janë kthyer në bejlerë dhe agallarë me sjellje orientale që nuk pyesin për kërrënëd përveç shefit të madh. Nëse Rama nuk e bënë këtë do jenë ata që një ditë do ti kthehen në boomerang edhe vetë Ramës. Jo më kot ai e artikuloi këtë si një çështje të rëndësishme më 28 qershor duke dhënë një ultimatum deputetëve se nuk do të kenë më asnjë ndikim në emërimet e reja të drejtuesëve të administratës.

Shprehja “ky drejtor është i atij” dhe “këtë drejtor e ka vënë ai”, nuk mund të ekzistojë më në një qeverisje normale e aq më tepër përgjatë mandatit të tretë. Së pari Rama duhet të shkarkojë ata drejtorë që jo vetëm nuk kanë dhënë rezultate, porse janë kthyer në problemin numër një të qeverisjes me arrogancën, prepotencën, dhe abuzimet. Nëse kjo nuk ndryshon do të sjellë kalbëzimin e qeverisje nga brenda pikërisht nga ata drejtorë që janë më të rëndësishëm edhe se vetë ministrat.

Edi Rama rrëzon vetë veten ënse vërtetë mban fjalën se arrestimet e SPAK nuk do shoqërohen me mbrojtje nga ana e tij. Prova e vërtetë në këtë drejtim nuk është Fatos Tushe që e përjashtoi. Kryebashkiakun e Lushnjes edhe mund ta shkarkojë nga detyra dhe përjashtojë nga partia.

Por prova e fortë e Edi Ramës do jetëë nëse SPAK arreston ndonjë ministër në detyrë. Atëherë do shikojmë se si do sillet vërtetë Edi Rama. Pse? Sepse duke qenë anëtar i kabinetit qeverisës, ministri është bashkëpunëtori i tij dhe si ti tillë Rama duhet të tregojë sjelljen e tij ndaj atyre që SPAK i vë në pranga.

Edi Rama rrëzon vetëveten nëse do lejojë gërryerjen nga superpushteti të një kaste politikanësh brenda Partisë Socialiste që janë bymyer aq shumë nga pasuria saqë një ditë mund të pëlcasin. Mes të tijëve ka kohë që ka një konkurencë mbi konkurencash: Se kush ka më shumë dhe kush shpenzon më shumë. Pabuksa të djeshëm që sot lundrojnë në para dhe që janë pjesë e qeverisjes janë speciet më të fëlliqura të shoqërisë. E pra nëse Edi rama nuk u lufton këta do dëmtojë jo thejsht qeverisjen por gërryejnë deri në rrëzim të tij.

Edi Rama rrëzon vetëveten nëse nuk reformon administratën. Nuk largon prej saj të paaftët dhe ata që i ka vendosur partia, deputeti dhe ministri i fortë. Se në administratë ka zyrtarë dhe punonjës që nuk shkojnë fare punë, por tërheqin rrogën në bankomat si gjithë të tjerët.

Është naivitet të themi që Rama nuk e di këtë. Nëse nuk e di, duhet të themi se në këtë aspekt i ka dalë situata jashtë kontrollit. Nëse e di dhe nuk vepron, padyshim që kjo do ta gërryejë aq shumë saqë i rrezikon seriozisht qeverisjen.

Edi Rama rrëzn veten neëse nuk reformon policinë sidomos me moton kryesore, rend brenda rendit. Ai ultimatumi me 100 ditë mbaron shpejt por nuk duhet të harrojë se pas 100 ditëve duhet të analizojë çfarë ndodhi dhe nëse u bënë ato që ai kërkoi. Cili oficer policie u përjashtua nga ardhët e policisë si bashkëpunëtor me krimienlet, hajdutët dhe gangot e lagjeve? Nëse Rama nuk e bënë këtë do ta gërryejë aq shumë qeverisjen e tij saqë nukë shtë çudi ta rrëzojë atë.

Edi Rama rrëzon veteveten nëse jo vetënm në qeveri por edhe në administratë nuk përfshin të rinj dhe të reja që vijën nga jashtë dhe që japin kontributin e tyre. Nëpërmjet kësaj ai krijon një model jo vetëm për të frenuar ikjen e madhe por edhe për të kthyer pse jo edhe një pjesë të atyre që janë larguar për të njëjtat arsye. Nisma “Gati për Shqipërinë” është një gjetje, por bilanci i saj do jetë efektiv nëse vërtetë do realizohet. Pas tre ose gjashtë muajve mund të themi se sa të rinj dhe të reja u ktheye falë kësja nise u bënë pjesë e administrats dhe rirnia është bërë pjesë e qeverisjes. Ndryshe kjo mund të kthehet në një boomerang.

Edi Rama rrëzon veteveten nëse nuk do të krijojë kushte për një media të lirë dhe të pavarur. Vërtetë Rama është kampion i kryeministrit të propagandës duke fituar të gjitha betejat e Public Relations, por kjo mënyrë tipike një ditë kthehet kundër tij. Prandaj ai duhet të lejojë të kultivohet një media e lirë. Raportet e fundit ndërkombëtare e rendisin Shqipërinë në nivele shumë të ulta të lirisë së medias.

Sipas indeksit të lirisë së medias në botë, Shqipëria renditet e 83-ta nga 180 vende. Në pamje të parë duket si një diçka normale për një vend si Shqipëria, por asnjëherë këto lloj situatash dhe indeksesh nuk janë jetëgjatë. Prandaj Rama duhet të arrijë të krijojë kushtet që media tradicionale, televizionet dhe gazetat, por edhe portalet të jetë e lirë dhe e pavarur. Ndryshe ajo mund të kthehet një një armë kundër tij dhe qeverisjes së tij.

 

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?