Edicioni i tretë, ‘Country Fest’ mbush sheshin e Lezhës, artistët e vegjël dhurojnë atmosferë magjike

26 Korrik 2023, 16:29| Përditesimi: 26 Korrik 2023, 16:33

  • Share

Buzëqeshje, muzikë dhe entuziazëm solli edicioni i tretë i “Country Fest” në këto ditë të nxehta vere në qytetin e  Lezhës, ku protagonistë ishin artistët e vegjël.

Arti dhe muzika country u kthye në vëmendje nga dhjetëra talente të vegjël duke krijuar një atmosferë argëtuese edhe për vetë pjesëmarrësit e shumtë që e ndoqën nga afër.

“Unë jam shumë i kënaqur që vit pas viti marr pjesë në “Country Fest”. Muzika Country është shumë interesante por nuk është shumë e njohur dhe njerëzit kanë filluar tashmë ta njohin dhe në Lezhë shprehet një fëmijë.

“Ndihem shumë mirë. Është hera e dytë që marr pjesë. Më pëlqen kënga “Kaçurrelja”, thotë një fëmijë tjetër.

 “Unë kam ardhur nga Italia. Shkëlqyeshëm. Bravo u qoftë për këtë aktivitet kaq të bukur që kanë bërë. Është diçka shumë e veçantë”, thotë një zonjë.

“Shumë i bukur. Krejt fëmijët sjellin një atmosferë të veçantë dhe ndihen mirë”, shprehet një qytetar tjetër.

Country Fest sjell atmosferën e fshatit në qytet, ndaj dhe fëmijët duhet të duan sa më shumë fshatin, thotë përgjegjësia e Qendrës Kulturore “Gjergj Lacaj” në Lezhë, Mimoza Xhafa.

“Contry Fest tashmë është për të tretin vit radhazi. Ideja është që fëmijët të duan sa më shumë fshatin dhe vërtet ta ndjekin nga afër se çfarë bëhet në fshat”, tha ajo.

Me një ansambël atmosfere ngjyrash, skenografie dhe veshjet e fëmijëve koncerti “Country Fest" zgjati për rreth 1 orë duke i dhënë qytetit mjaft gjallëri në këto ditë të nxehta të korrikut.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?