Sali Berisha

Edison Ypi: Berishizmi

23 Qershor, 12:32| Përditesimi: 23 Qershor, 12:35

  • Share

Berishizmi

Berishizmi nuk është politikë, e aq më pak parti.

Berishizmi është një mal me plehra dhe fëlliqësira.

Berishizmi është një hale që nuk guxon ti afrohesh veçse me hundët e zëna.

Berishizmi është një stan me dele që e ruan një ujk i uritur për mish.

Te Berishizmi nuk shkon dot. Të mbyt era e Komunizmit. Të zejn rrugën çunat e oficerave të sigurimit. Të qisin sytë pinjollat e Zërit të Popullit. Ta bëjnë për të vjellë instruktorët e komiteteve të partisë së rretheve. Të llaftarisin bastardat që kanë tradhëtuar të parët heroikë duke mbështetur Berishizmin se u ka kthyer pronat.

Berishizmi vetëm për hajdutllëk bërtet, se vetëm të vjedhi di.

Për çdo dreqni që bën, Berishizmit i duket se shpiku rrotën.

Berishizmi ka shpikur disa rrota:

Rrotën e krahinarizmit: çdo zyrë shef hajdut nga katundi i vet.

Rrotën e klientelizmit: më jep të jap.

Rrotën e mercenarizmit: më shërbe, të paguaj.

Rrotën e kockës: ma jep sa ta lëpij, dhe ta kthej.

Rrotën e atentatorit: na kaq, ik rrihe, plagose, vrite, ma hiq qafe filanin.

Rrotën e nepotizmit: që pas hajdutllëkut me buldozer dhe eskavator, trashëgon brenda familjes edhe partinë, çka as kurvi nuk e bëri.

Që Berishizmi është një çetë rrugaçësh u duk qysh në mbledhjet e para ku të shumtët ishin ca koktula dhe qaftrasha të djersitur pa kravata, me kanotjere të pista që të kallnin frikën. Por i besuam. Thamë: S'ka problem. Të presim. Është fillim. Mirpo pritëm e pritëm, dhe kur na doli rakia, muarëm vesh të vërtetën e kujshme se Berishizmi s'ishte asgjë tjetër përpos një bashkësi banditësh llapaqena tinzarë rrenacakë pa asnjë lloj vlere njerzore, qytetare, atdhetare, mbledhur vetëm për të vjedhur.

Berishizmi është një kështjellë muti që shkrin me shiun e parë. Kalanë e mutit Berishizmi e ndërton me qef, dhe kujton se çoç ka bërë. Por zgjat pak. Ja shemb me shkelm një kalimtar. Ose vjen dallgëza dhe e merr në det.

Kështjellën që ndërtohet jo me mut por me gurë, pra kështjellën që bën çdo punë, përballon çdo rrethim, fiton çdo luftë, dhe nuk shembet kurrë, Berishizmi nuk e njeh, për Berishizmin nuk ekziston.

Berishizmi ka yll polar rrenat e veta.

Pavarsisht se Berishizmi gjallon mes britmash kinse entuziaste dhe rrenash bombastike, në thelb, Berishizmi është diçka e thjeshtë, e rafshët, monotone, lineare, e mërzitshme, e gërrditshme, pa frymë, pa vizion, pa ideal.

Berishizmi është një kopil ngjizur me shurrë, një fosil i ngordhur dhe ballcamosur që në bark. Pra diçka që nuk zgjon asnjë gjumë, nuk ndez asnjë zjarr, nuk realizon asnjë ëndërr, nuk jep asnjë shpresë.

As skeptikët më të thekur të Diktaturës nuk parashikuan një sistem post diktatorial sajuar me llum dhe mut, plot me hajdutë, spiunë, intrigantë, matrapazë, dallaverexhinj.

Berishizmi është një çetë karagjozësh të ngrefosur që luajnë teatër absurd në një skenë të pisët, para një salle bosh.

Berishizmi është një rrugaçëri dhe hajdutëri e institucionalizuar, ku po s'llape harrohesh, po s'rrejte sëmuresh, po s'vodhe vdes.

Në Berishizëm, i vetmi aktivitet që kërkon talent dhe seriozitet është korrupsioni. Jo si diçka e thatë, e pajetë, si nëpër filma, ku, vjedh dhe kapesh ose nuk kapesh, shkon ose nuk shkon në burg, por zanat i gjallë që trashëgohet nga brezi në brez, me rol vendimtar për pasurim dhe mbijetesë.

Protagonistat e Berishizmit, Hirësia e Saj Rrena, Mbret Korrupsioni, Princ legeni, Princeshë Vjedhja, kontrollojnë me imtësi çdo sirtar, çdo zyrë, çdo kthesë, çdo kryqëzim, çdo rrugë, autostradë, rrethrrotullim, kamion, tren, traget, aeroplan, për ta vjedhur sa më shpejt.

Në Berishizëm s'ka hajduta sepse të gjith jan hajna, ska rrenacakë sepse të gjith jan mashtrusa, s'ka edepsiza sepse të gjithë janë plehra, s'ka spiuna sepse të gjithë janë hafije, s'ka budallenj sepse të gjithë janë hajvanë.

Hajdutat më të shquar Berishizmi i bën deputetë dhe ministra. Halli se me kalimin e kohës ministrat dhe deputetët e zgjedhur me kritere berishiste pa lidhje me ndonjë aftësi apo talent, fryhen si kacagjela dhe nisin të hedhin ickla si ministra me merita, dhe bëhet një lëmsh leshi që nuk çthuret ndryshe veçse duke e hedhur krejt barrakën leshpunuese në zjarr.

Berishizmi e rrethon veten me një shtresë të trashë rrenash, një lloj korrace si zhguall breshke misterioze, pa të ardhme, pa të shkuar, vetëm me një të tashme të pafundme monotone deri në krrupje.

Berishizmi nuk është, teori, ideologji, aq më pak filozofi.

Berishizmi është një praktikë e vrazhdë pasurimi hajdutësh që ndeshen duke u pështjellë me njëritjetrin si lëmsh gjarpërinjsh në ndërzim,

Berishizmi është një pazar i madh që fillon këtu dhe mbaron kushedi se ku.

Berishizmi nuk është mbrojtës i asnjë kategorie shoqërore apo individësh të cilësuar.

Berishizmi është thjesht një yxhym i llumit për të vjedhur pjesën tjetër, nën mbikqyrjen e rreptë të Kapos ngrehur majë plehut.

Berishizmi nuk qeveris, si do ishte e udhës, me një pakicë të shkolluarish të devotshëm që nuk është kollaj t'i bindësh, por me një çetë skllevërish që komandohen lehtësisht. Përpjekja e Berishizmit për ta paraqitur çetën e errët si qiell të ndritur, është gjëja më qesharake nën Diellin.

Berishizmit nuk i intereson Arti, Kultura, Historia, Letërsia, Poezia. Për Berishizmin këto janë të panjohura. Berishizmit i intereson vetëm çka i sjell përfitim imediat sot, këtu, tani.

Berishizmi nuk prodhon dishepuj. Berishizmi nuk e njeh idhujtarinë. Berishizmi prodhon vetëm përbindësha të ngathët ekonomikë dhe idiotë propagandistikë, lolo për të zbavitur miletin me banake televizive.

Berishizmi është një tigan mbi zjarr ku skuqet pa vaj një kakë e verdhë, një tul për biftek, një pelte balte me ta shpif, një masë kartilagjinoze që të kall.

Berishizmi nuk plotson pritshmëritë e askujt.

Berishizmi të krijon kushte për vjedhje. Kaq. Me të tjerat merru vet.

Berishizmi bën kujdes të veçantë për menaxhimin e mirë të trysnisë kërcënuese që ushtron llumi i kazanit prejnga varet suksesi i hajdutllëkut.

Berishizmi bën si i moralshëm. Por është nona dhe baba i imoralitetit më të fëlliqt, gurra ku imoraliteti zë fill, buron, buçet.

Berishizmi i paturp, i pacip, që nuk skuqet, as zverdhet, edhe kur humb 12 vjet rrjesht, normalisht duhet të tmerrohet, të zërë kokën me duar si "The Scream", të kërkojë falje, të lypi mëshirë, të largohet, të zhduket, të futet nga ka dalë. Këtë gjë kaq të thjeshtë që është A-ja e Demokraciaë, Berishizmi nuk e bën. Vazhdon gënjen pafund.

Berishizmi nuk ka kohë, histori, kalendar, kronologji.

Berishizmi nuk ka të shkuar, as të ardhme.

Berishizmi ka vetëm të tashme monotone, hajdute, hileqare, bizantiniste, deri në tmerr, deri në llaftari.

Berishizmi është gjëja më e krrupshme dhe më e turpshme që ekziston.

Berishizmi që vjedh është më kriminal se komunizmi që vret.

Berishizmi është një ciklop i zi i frikshëm që të thërret nga larg me zë të ngjirur: Hej ti, nëse do dhe di të vjedhësh që ta ndajm mes nesh, afrohu, përndryshe sikter.

Berishizmi është një plak që e rren menia se është bebe, një hardhuc që i duket vetja elefant, një çakall që ngrefet si ujk, një funeral që fanepset si kushq, një varr që çfaqet si djep.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bajgat: 24/06/2024 01:24

    Nese Berishizmi eshte nje hale felliqesire komunizmi, Ramizmi eshte nje shurrhane dhjerane e mendereve qe ndyjne me idotesine hipokrite si autori me lart. Sepse Berisha eshte nje hale e madhe qe gjeneron nga komunizmi me antaresi, ndersa Rama eshte bir biologjik e sqolles se mutit PPSH!

    Përgjigju
  • Dajti: 23/06/2024 23:03

    Shkrim shume i bukur, e ke qare zoti Ypi, te lumte.

    Përgjigju
  • Ethem Lalaj-MallaKASTRIOTI: 23/06/2024 19:31

    OK,ZOTI ORATOR YPI.. NR.1 NË BOTË. ! Je ke numëruar të gjitha veset e fëlliqura që ka PËRBINDËSHI I VIÇIDOLIT FATKEQSI KOMBËTARE. -Ishte FATI ZI i Shqipërisë që në krye të vëndit u ZGJODH një TIRAN i tipit BIN LA DEN që mori në qafë vëndin në 34 vite. -Por,fati keq se ky SHPIFS I SHEK.21 NUK LARGOHET NGA POLITIKA PA E...SIÇ KA DEKLARUAR I NDJERI NAMIK HOTI.FLM

    Përgjigju
  • Fatmir: 23/06/2024 18:15

    Më në fund z. Ypi. Duhej shumë më përpara të ishe shprehur. Berishizmi ka 2-3 dekada që artikulohet. Ai aty ka qenë gjithmonë i njëjti që në fillim të lulëzimit të tij, tamam ashtu siç e keni përshkruar ju. Por ju tani e kuptuat, ose tani nuk keni më frikë të thoni ato që mund të kesh menduar më parë për të. Megjithatë më mirë vonë se kurrë. Shpresoj që shkrimi juja të ketë vaditur edhe trurin e të paktën 2 trutharëve apo trushplarëve që vazhdojnë ti shkojnë poshtë dritares.

    Përgjigju
  • Nji pyetje kam: 23/06/2024 15:31

    Po Bashizmi?

    Përgjigju
    • Ose: 24/06/2024 05:14

      Edhe Berishizmi lindi pas Enverizmit, kështu që ka Bashizëm. Ashtu si Ramizëm. E Metizëm.

    • Realisti: 23/06/2024 18:28

      Të flasësh për Bashizëm, është jo reale, është gënjeshtër, pra është e turpshme sepse në fakt nuk egziston Bashizëm. Ka dhe egziston Berishë dhe Berishizëm. Dhe në fund, Basha nuk ishte veçse pjellë e Berishizmit dhe shërbëtor i saj për aq sa ju dha mundësie. Me prishjen e raporteve me Berishizmin, forca e tij është e papërfillshme. Prandaj të mos gënjejmë veten dhe të tjerët me teori të mashtrimit, për të shërbyer si tymnajë për mbulimin e berishizmit.

  • ela: 23/06/2024 13:28

    dakort z ypi,por per mua qe nuk e shof dot me sy berishen dhe jam shum dakort me ty,por e thene nga aNna juaj eshte me besueshme spse ju e njifni me mire

    Përgjigju
  • A...Zh: 23/06/2024 12:49

    Shkrim perle! Respekte Z. Ypi!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?