Partia Demokratike beson se rruga për të mposhtur qeverinë Rama është bashkimi i forcave. Por ndryshe nga kryedemokrati Basha i cili i mbyll dyert e bashkëpunimit partive të reja të krijuara nga emra që vijnë nga rradhët e të larguarve nga PD, për nënkryetarin Edmond Spaho, kritikët e Ramës janë të mirëpritur.
“Kush është i ndërgjegjshëm dhe e sheh me realizëm, i bashkohet frontit opozitar dhe punon me ta bashkarisht për të hapur një faqe të re për Shqipërinë”, shprehet ai.
Por ashtu si Lulzim Basha, lëvizjen e krijuar nga Jozefina Topalli, nënkryetari i selisë blu e konsideron patericë të socialistëve.
“Ata që dëshirojnë të shërbejnë si paterica për pushtetin e Edi Ramës, që përpiqen ti japin atij ndihmë për të kapërcyer gjendjen e vështirë në të cilën ndodhet, nuk kanë për tja arritur dot, cfarëdo që të bëjë Edi Rama, dhe kjo është një nga manovrat që ai bën për të minimizuar humbjen, po nuk do i shpëtojë dot humbjes më 25 prill”, Thotë Spaho.
Lidhur me fatin e Ervin Salianjit dhe ish deputetëve të tjerë të lënë jashtë listës nga Komisioni i Vlerëimit të Kandidaturave, Edmond Spaho thotë se do të vendoset pasi Kryesia e Këshilli Kombëtar të shqyrtojnë raportin e Komisionit, por kjo nuk është e vetmja cështje ku selia blu ka përqëndruar energjitë.
“Ne po përgatitemi për zgjedhje në shumë drejtime, në drejtim të programit i cili pothuajse ka mbaruar dhe një pjesë e elementëve të tij janë bërë tashmë publike, në drejtim të përgatitjes së strukturës për fushatë”.
Nisur nga debati për Kodin e Ri Zgjedhor, Spaho akuzon Ramën se po vë karrigen e tij të pushtetit mbi interesat e Shqipërisë, duke dëmtuar dhe integrimin. Por pavarësisht kësaj, nënkryetari i PD thotë se fati i Ramës është i vulosur.
INTERVISTA E PLOTË:
-Zoti Spaho, duket se situata politike është sërish e tensionuar me kthimin e ligjit të Kodit Zgjedhor nga Presidenti Meta dhe me vendosshmërinë e mazhorancës për ta kthyer pa asnjë ndryshim. Si e sheh PD këtë çështje?
Ashtu sikurse PD është shprehur edhe herë të tjera është thyerje e marrëveshjes së 5 Qershorit, për të arritur konsensus për rregullat zgjedhore. Edi Rama e theu këtë marrëveshje, për ndryshimet kushtetuese dhe ndryshimet në Kod, me të cilat synon të marrë privilegje e avantazhe për partinë e tij, në procesin zgjedhor.
Në fakt po vë karrigen e tij të pushtetit mbi interesat e Shqipërisë, pasi marrëveshja e 5 Qershorit, përvecse do të ndikonte pozitivisht në uljen e tensioneve politike në vend, do të ishte një hap i mirë, i mjaftueshëm për marrjen e datës për hapjen e negociatave. Edi Ramës nuk i intereson hapja e negociatave, i intereson të qëndrojë në pushtet. Por pavarësisht manovrave që bën nëpërmjet ndryshimit të kodit, heqjes së koalicioneve parazgjedhore, fati i tij politik tashmë është i vendosur, në 25 prill do të ketë rotacion politik dhe ai nuk e pengon dot me përpjekjet që bën, pasi është gjendja e vendit, humnera në të cilën po shkojmë, padurimi i qytetarëve që të votojnë sa më shpejt të jetë e mundur e të shpëtojnë nga kjo e keqe.
-Zoti Spaho, ju shprehni sigurinë për rotacion, pas 25 prillit, por PD dhe opozita duhet të gjejnë (ashtu siç keni deklaruar) një formulë për të maksimalizuar votën, në kushtet kur janë hequr koalicionet. Do i përfshini aleatët në listat tuaja?
Pavarësisht kësaj, e cila do të jetë objekt i diskutimit brenda koalicionit opozitar theksoj se humbja e Ramës është e paevitueshme. Të gjitha sondazhet tregojnë një epërsi të thellë të opozitës, të koalicionit opozitar.
-Keni diskutime sesi do shkoni?
Do diskutojmë për këtë çështje, por do diskutojmë në kohën e duhur.
-Ndërkohë një tjetër çështje ku është përqëndruar vëmendja e PD janë edhe zgjedhjet brenda partisë për zyrtarizimin e kandidatëve. Si do të procedohet ata që iu shty aprovimi nga Komisioni? A ka diskutime sesi do të përfshihen në lista, nëse do të përfshihen?
Ne po përgatitemi për zgjedhje në shumë drejtime, në drejtim të programit i cili pothuajse ka mbaruar dhe një pjesë e elementëve të tij janë bërë tashmë publike, në drejtim të përgatitjes së strukturës për fushatë, me qëllim maksimalizimin e votës dhe përmbylljen e listave të atyre që do na përfaqesojnë jo vetëm në pushtetin qendror, në zgjedhjet për kuvendin e shqipërisë, por edhe në zgjedhjet për pushtetin vendor.
Vlerësimi i anëtarësisë nëpërmjet votës është ajo që ka më shumë rëndësi, për sa thatë ju, ne do ta diskutojmë në kryesi dhe në Këshillin Kombëtar, në përputhje me udhëzimin dhe statutin dhe do marrim vendimin e duhur. Një gjë është e sigurt, që të gjithë po punojmë intensivisht që jemi fitues në zgjedhjet e 25 prillit.
-Pra, ju nuk përjashtoni mundësinë që zoti Salianji...
Nuk flas me emra të vecantë e vecanërisht për vendime që do të marrë Këshilli Kombëtar e Kryesia, pasi unë jam një anëtar i tij.
-Pra nëse e kuptoj qartë, ka ende dritë jeshile për këta emra?
Për këtë cështje ne jemi shprehur qartë në deklaratat e mëparshme, që Raporti i komisionit do shqyrtohet dhe më pas do merret një vendim.
-Pse Zoti Spaho, mendoni që Komisioni i Vlerësimit ka bërë gabimet, bazuar edhe në kushtet kur këto emra kanë qenë të rëndësishëm...
Unë po shprehem shumë qartë për këtë çështje dhe insistimi juaj s'më duket me vend.
-Le të shkojmë te partitë e reja. Ka paralajmëruar një lëvizje edhe zonja Jozefina Topalli. Ne kemi patur një intervistë edhe bashkë zoti Spaho, në fillim të procesit të përzgjedhjes së kandidatëve ku ju jeni shprehur se kushdo që dëshiron të japë kontribut për PD, i ka dyert e hapura, përfshirë edhe zonjën Topalli. Si e shihni iniciativën e saj për një lëvizje të re?
Sikurse e thatë, në mënyrë të vazhdueshme, për gjatë gjithë vitet që kemi qenë në opozitë i kemi bërë thirrje kujdo që mendon se mund të jape kontributin për rrëzimin e kësaj mazhorance, ti bashkohet PD. Ka patur reagime të shumta dhe sot opozita është më e bashkuar se kurrë. Sidoqoftë, ata që dëshirojnë të shërbejnë si paterica për pushtetin e Edi Ramës, që përpiqen ti japin atij ndihmë për të kapërcyer gjendjen e vështirë në të cilën ndodhet, nuk kanë për tja arritur dot, cfarëdo që të bëjë Edi Rama, dhe kjo është një nga manovrat që ai bën për të minimizuar humbjen, po nuk do i shpëtojë dot humbjes më 25 prill.
-Ndërkohë po krijimin e partive të tjera si i shihni? A i druheni rrjedhjes së votave nga PD drejt tyre?
Sot Edi Rama është e keqja më e madhe e Shqipërisë. Ai dhe mazhoranca e tij, sekti i Rilindjes. Kush është i ndërgjegjshëm dhe e sheh me realizëm, i bashkohet frontit opozitar dhe punon me ta bashkarisht për të hapur një faqe të re për Shqipërinë.
-Së fundmi, unë doja tju merrja një koment për lajmin e publikuar në media për dhënien e nënshtetësisë me procedura të përshpejtuara nga Presidenti Meta.
Nuk e kam ndjekur këtë çështje, presidenti është në të drejtën e tij, në përputhje me ligjin që të jape nënshtetësi brenda kuadrit ligjor.
-Ju i keni propozuar një sërë masazh qeverisë për rimëkëmbjen e vendit nga pandemia, qoftë në aspektin shëndëtësor, qoftë ekonomik. A ka PD një thirrje për Ramën edhe pse duket i vendosur të injorojë propozimin tuaj?
Sikurse po e shihni, pandemia po thellohet çdo ditë dhe do të duhet t'i përgjigjemi me masa adekuate. Për këtë arsye edhe Basha ka paraqitur planin tonë me 5 pika. Për fat të keq të gjitha këto bien në vesh të shurdhët, shqetësimi i Edi Ramës dhe qeverisë së tij nuk janë masat për pandeminë, por tenderat sekretë, koncesionet, përfshirë inceneratorët, të cilët e keni parë se cfarë skandali i madh është dhe sesa para shkojnë për të, në vend që të shkojnë për përballimin e pandemisë. Kemi kërkuar që të mbështetet sektori i shëndetësisë, të mbështeten mjekët, infermierët, në formë financiare, sipas premtimit 1000 euro për mjek, 500 euro për infermierë, kemi kërkuar të mbështeten me bazë materiale, të hapen ambientet e reja për trajtimin e të sëmurëve, sikurse kemi kërkuar që në sistemin arsimor të merren masa për një testim të të gjithë arsimtarëve, por edhe rritjen e testimeve për qytetarët. Kemi kërkuar dezinfektimin e të gjithë ambienteve shkollore në mënyrë që fëmijët tanë të mos vuajnë përhapjen e pandemisë, kemi kërkuar të mbështeten qytetarët shqiptarë, ata të cilët kanë humbur vendet e punës, janë rreth 100 mijë shqiptarë, për ta kemi propozuar një pagesë përreth 16 mijë lekë në muaj për 6 muaj, si dhe dyfishimin e ndihmës ekonomike, po keshtu të krijohet një fond për kthimin në punë te tyre dhe cdo biznesi ti paguhet 20 mijë lek për të nxitur punësimin dhe cdo biznes të ndihmohet drejtpërdrejt me 1000 euro. Sikurse për biznesin e madh është 3 nevojshme të rishikohet skema e mbështetjes me kredi dhe të përballojë shteti interesat mbi 2%. Financim deri në 50% të qirasë per ata biznese që operojnë me qira. Në fakt kjo nuk është ekstravaganca që po kërkojmë ne, të gjithë vendet e Europës përfshirë edhe vendet e Ballkanit perëndimor, po përgatisin paketa të tilla, të 3 dhe të 4, jo vetëm për të përballuar pandeminë, por edhe për të stimuluar ekonominë, për të minimizuar pasojat. Për fat të keq Shqipëria është vendi i fundit në shpenzimet për pandeminë, ashtu sikurse e tha dhe FMN.
Ik o bajge
PërgjigjuO gërdalla spaho po ti je i pjerdhur në tru mor idjot ti nuk mund të bësh as gjën më elementare. Ne e pam partin wc qenef se çfar i ka bër Shqipris e ty mor gërdall të ren mëndja se mund të vish në pushtet. Partia antishqiptare wc qenef pd duhet të nxiret e jashtligjëshme. Si partia komoniste në Ameri.
PërgjigjuPlaku i pjerdhur Spaho paska ikur per lesh dhije, shih endrra o plak, gjigandi Edi Rama po behet gati per mandatin e trete me 25 prill.i shkofsh prapa Nafije dybekut te leshitlikes.
PërgjigjuBufi Pulave Edmond Spaho
Përgjigju