Tiranë (foto arkiv)

Eduard Zaloshnja: 100% të sigurt të huajt, 83% vendësit

4 Qershor, 10:17| Përditesimi: 4 Qershor, 10:27

  • Share

Nuk është zhvilluar ndonjë sondazh rigoroz opinioni me vizitorët e huaj në Shqipëri, por statistikat faktike tregojnë se ata kanë qenë 100% të sigurt këtu në 18 muajt e fundit – asnjë nuk është plagosur si rezultat i ndonjë vepre penale!

Ndërsa për banorët vendas ka sondazhe opinioni rreth sigurisë së tyre personale. Më i fundit ishte ai që zhvillova në fundjavë në kuadër të Barometrit për Opinionin mbi Policinë e Shtetit, nga i cili rezultoi se plot 83% e banorëve të rritur të Shqipërisë ndihen të sigurt ose shumë të sigurt kur ecin vetëm në lagje/fshat pasi është errësuar.

Krahasimisht, në Uashington vetëm 31.2% e banorëve të rritur ndihen të sigurt ose shumë të sigurt kur ecin vetëm në lagje pasi është errësuar, në Berlin vetëm 39.5%, në Romë vetëm 41.3% dhe në Londër vetëm 47.5%.

Po mes zonave të ndryshme në Shqipëri, a ka diferenca?

Banorët e qarqeve në jug të Shkumbinit perceptojnë një nivel disi më të ulët sigurie personale – 81.5% e tyre ndihen të sigurt ose shumë të sigurt kur ecin vetëm në lagje/fshat pasi është errësuar, teksa mesatarja e vendit është 83%. Sidoqoftë, diferenca është brenda marzhit të gabimit statistikor të sondazhit.

Po mes gjinive në Shqipëri a ka diferenca?

Si kudo në botë, femrat shqiptare perceptojnë një nivel më të ulët sigurie personale – 80.7% e tyre ndihen të sigurta ose shumë të sigurta kur ecin vetëm në lagje/fshat pasi është errësuar, teksa 85.3% e meshkujve ndihen të sigurt.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?