Sali Berisha, Ilir Meta dhe Edi Rama

Eduard Zaloshnja: 2 plus 2 nuk janë baraz me 4 elektoralisht

29 Dhjetor 2022, 12:21| Përditesimi: 29 Dhjetor 2022, 12:23

  • Share

Fill pasi publikova dje një sondazh që tregonte se votat e përkrahësit e PD-së ishin të ndarë në dy pjesë (shumica me fraksionin e Berishës dhe pakica me fraksionin e Alibeajt), rastisi të bëhej një drekë afër Mukjes së famshme, ku ishin mbledhur deputetë të të dyja fraksioneve.

Ajo drekë ishte një sinjal që tregonte se ka gjasa që deputetët e fraksioneve mund të bashkohen para zgjedhjeve të rëndësishme të 14 majit. Por a mund të ketë edhe një bashkim arithmetik të segmenteve elektorale përkatëse? 

Tamam kur Basha e pezulloi Berishën nga grupi parlamentar i PD-së vjet në shtator, më rastisi të zhvilloj një sondazh kombëtar, ku më rezultoi se elektorati i PD-së rezultoi i ndarë në dy pjesë të barabarta - gjysma me Bashën e gjysma me Berishën. ndërsa në sondazhin e djeshëm, fraksioni i Alibeajt kishte një përkrahje sa cereku i atij të Berishës. 

Në qoftë se do të bënim një mbledhje mekanike të numrave të dy fraksioneve plus numrave të PL etj, do të kishim një situatë konkuruese mes mazhorancës dhe opozitës së bashkuar. Por 2 plus 2 nuk bejne 4 elektoralisht... 

Ata të djathtë që zgjidhnin Bashën vjet në shtator apo zgjedhin Alibeajn sot nuk janë përkrhës personalë të tyre - ata janë anti-berishistë. Dhe kjo vërtetohet nga fakti se në 3 sondazhe që kam zhvilluar për garën Këllici-Veliaj, ky i fundit më ka rezultuar me 54-55 përqind të votave e Këllici me 45-46 përqind.

Ndërsa kur kam futur një kandidat të tretë hipotetik të fraksionit Alibeaj ka rënie në përqindje edhe të Veliajt edhe të Këllicit. Gjë që tregon se një pjesë e të djathtëve antiberishë mund të votojnë për një kandidat antiberishë, por nuk votojnë fare në qoftë se janë në garë vetëm dy kandidatë - një i Ramës e një i Berishës.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?