Sali Berisha dhe Lulzim Basha

Eduard Zaloshnja: Basha-Berisha barazim në fillim, por…

15 Dhjetor 2021, 12:35| Përditesimi: 15 Dhjetor 2021, 12:44

  • Share

Bash pasi Basha shpalli pezullimin e Berishës nga grupi parlamentar i PD-së (dhe para se Berisha të fillonte serinë e gjatë të foltoreve), më rastisi të zhvilloja një sondazh për çështje të ndryshme, me intervista të drejtpërdrejta të shqiptarëve të thjeshtë (që u kryen nga anketues të shpërndarë anëembanë vendit). Në atë sondazh, përfshiva edhe një pyetje mbi përkrahjen ndaj katër politikanëve kryesorë. Dhe përgjigjet e asaj pyetje ishin interesante, ngaqë përplasja publike Basha-Berisha sapo kishte filluar.

Rreth 15 % e të anketuarve përkrahnin Bashën atëherë. Po 15% e të anketuarve përkrahnin Berishën. Sidoqoftë, kishte diferenca të mëdha përkrahjeje në grupmosha të ndryshme. Kështu, në grupmoshën 35-49 (të afërt me moshën e Bashës), Basha kishte një epërsi prej 6 pikësh ndaj Berishës. Ndërsa në grupmoshën 65 vjeç e sipër (të afërt me moshën e Berishës), kishte Berisha epërsi prej 5 pikësh ndaj Bashës (shihni tabelën shoqëruese).

Me vazhdimin e ciklit të foltoreve të Berishës, duket se balanca e përkrahjes në sinorin demokrat ka anuar nga ai tani. Dy sondazhe që u publikuan kohët e fundit në televizione shqiptare (të zhvilluara nga kompani të huaja), treguan se raporti i përkrahësve Berisha-Basha nuk është më 1 me 1 (siç më rezultoi në sondazhin e mesit të shtatorit), por diku tek 3 me 1 për Berishën. Gjë që tregon se moshatarët e Bashës nuk e përkrahin më atë si në fillim. Ndërkohë, duket se janë shtuar ndjeshëm përkrahësit e Berishës në të gjitha moshat, e jo vetëm ndër moshatarët e vet…

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Labi: 15/12/2021 13:32

    SPAKU mund te arrestoje shume por serioziteti i tij do te duket nese do mbertheje rrypine pantallonave dhe kur ne mengjez te ngrihen shqip[taret kudo ne bote te marrin vesh se eshter arrestuar personi Non Grata,krimineli me i madh i ketij vendi,varrmihesi i demokracise dhe sic shkruante gazetari i afirmuar Frrok Cupi "Dhunuesi i jetes se shqiptareve ne Demokraci", autori i pergjakjes se sheshit Skenderbej ne vitin 1996 me gjakun e politikaneve opozitare;shkaktari i "luftes civile Veri-jug ne vitin 1997 e perhapja e armeve ne duart e kujtdo bandit e kriminel,;pasojat e te ciles ndjehen dhe sot;autori i grushtit te shtetit te vitit 1998, krijuesi i Gerdecit dhe i tragjedise me 26 te vrare qe nga femija 7 vjecar i pafajshem e i njome akoma e plagosja e qindra te tjereve; autori i 21 Janarit,i konfirmuar kjo dhe nga krahu i djathte i tij e ish minister i brendshem ne ate kohe Lulzim Basha,,inuesi i demokracise e shkaterruesi i sistemit te drejtrsise ne kete vend,pa folur per pasurite marramendese te tij brenda e jashte vendit qe edhe sheiket saudite do ja kishin zili.Vetem per stadiumin e foltores se fundit jane harxhuar te pakten 1 milion Euro per te mos thene me shume dhe kjo perpara syve te SPAKUT! Vetem kur SPAKU te arrestoje kete person Non Grata jo vetem per ameriken por dhe per popullin shqiptar kudo qe ndodhet,ose me sakte per te pakten rreth 80 perqind te tij,sepse ka dhe te indoktrinuar e bashkefajtore me te qe nuk i ndahen si muti pas kepuces si Nishani,Ristani,Tritani,Kellic qoftja,PaLOKja,Strazua,Vokshi, Indriti i Hoxhajve qe fryhet si tollumbace e te tjere kriminele e elemente te perzier me krimin qe nuk i ndahen te cilet me ndergjegje te plote themeluan te paren parti Antiamerikane dhe anti-popullore ne kete vend,pra vetem atehere une do besoj se SPAKU eshte cliruar nga frika e perndjekja e ketij Vampiri gjakpires,e ketij krimineli te papenduar qe SPAKU nuk guxon ti afrohet edhe sot e kesaj dite dhe mban dhe zonjen e nderuar Kim me shpresa e me uje te ngrohte sic di te beje Arben Kraja.!Ne te kundert SPAKU do konsiderohet "i kapur",sepse Lefter Koka e ndonje tjeter i rangut te tij,pavaresisht korrupsionit qe ka bere dhe kjo eshte e denueshme dhe e papranuershme,nuk renditet dhe nuk eshte kurre ne rangun e kodoshit Berisha,i cili i ka duart deri ne berryl me gjakun e pafajshem te shqiptareve,qofte keta te thjeshte e te pafajshem,qofte dhe politikaneve si Gramoz Pashko?!Azem Hajdari?Sokol Olldashi? ,biznesmene si Remzki Hoxha ?!!etj etj.Kete vetem tufa e alabakeve qe i shkojne pas nuk duan ta dine dhe perpiqen ta fshehin edhe kur marrin pjese ne emisionet televizive,sic bejne gjithashtu edhe disa gazetaruce te tipit Bledi Koka,Bushati,Shullaku,Lubonja etj etj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?