Himara

Eduard Zaloshnja: Çështja “Himara” mund të ishte zgjidhur qysh më 14 maj…

30 Nëntor 2023, 14:19| Përditesimi: 30 Nëntor 2023, 14:27

  • Share

Në zgjedhjet e prillit 2021, PS-ja mori 60% të votave në territorin e Bashkisë Himarë. Dhe ajo epërsi socialiste ishte autoktone bio, sepse prej rrezikut të Covid-19, shteti shqiptar i bllokoi kufijtë me fqinjët. Si rrjedhojë, zgjedhësit himariotë me banim në Greqi nuk mund të vinin me autobuzë të paguar për të votuar…

Po para pandemisë, si ishte situata elektorale në Bashkinë Himarë?

Më 2019, gara u zhvillua pa kundërshtarë, sepse opozita i bojkotoi zgjedhjet. Por më 2017, PS-ja mori 57% të votave në territorin e Bashkisë Himarë. Ndërsa më 2015, kur edhe “minoritari” Beleri ishte drejtpërdrejt në garë, vetëm 27% të votave mori, kundrejt 56% të votave që mori socialisti Goro…

Vijmë tani tek 14 maji i sivjetshëm.

Socialisti Goro kishte përballë sivjet vetëm “minoritarin” Beleri, që mbështetej nga Berisha me gjithë partitë opozitare, si dhe nga minoritarët e autobusave të paguar që erdhën nga Greqia. Mund të ketë patur shumë arsye pse himariotët e këtushëm të mos ishin aq entuziastë për të votuar përsëri socialistin Goro, por u bë më se e qartë se minoritarët e autobusave të paguar ishin më se të motivuar të vinin nga Greqia. Kjo, pas arrestimit të Belerit në një grackë korrupsioni të përgatitur nga policia e qarkut Vlorë.

Nuk dihet se çfarë ose kush e motivoi policinë e qarkut Vlorë për t’i ngritur grackën ku ra brenda Beleri si derr në thes. Nuk dihet se sa firo personale elektorale mund të ketë patur Goro nga mënyra e qeverisjes së tij në Himarë. Por dihet se numri i i autobusëve që erdhën në Himarë nga Greqia për 14 majin arriti një rekord historik – kjo, sipas raportimit nga terreni të shumë mediave televizive.

Teksa Kryeministri, Presidenti e gjykatat e Shqipërisë mundohen aktualisht të lundrojnë nëpër ngushticat shkëmbore diplomatiko-juridike që ka krijuar çështja “Beleri”, analiza e mësipërme na tregon se kjo çështje mund ishte zgjidhur thjesht elektoralisht me një fitore të Goros më 14 maj. Duke e lënë arrestimin e Belerit pas 14 majit.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • bejleri "himares": 01/12/2023 00:38

    Po qe se bejler beun e leshon drejtesia per te bere betimin si kryetar bashkie i Himares, ta kenë te sigurte se emigranteve shqiptare ne Greqi, ne qofte se deri tani u kane ulur koken, pas kesaj do t'ua shtypin koken greket. Racizmi per shqiptaret eshte I shtrire ne cdo familje greke, nga ai femija i vogël qe fillon te belbezoj, deri tek me i moshuari. Drejtesia shqiptare te vere pikat mbi "I" per fajtorin.

    Përgjigju
    • Cima: 01/12/2023 08:04

      Sikur të kisha qen në vend të ramës nuk do kisha lëshuar pe edhe në qoftë se kur nuk do kishte hy Shqipria në BE drejtsia duhet ta bëjë punën e vet por bashk me belerin duhet edhe saliu dhe iliri në burg se ata e mbështetėn si kandidat të tyre një terorist vrasës anti shqiptar beleri duhet të dënohet për dy vrasje sikur të isha pjestar i atyre familjeve të viktimave do ta kisha eliminuar vet at bastard belerin nuk do kisha prit nga shteti që ta dënoje grekët po vrasin gaty çdo muaj nga një shqiptar askush nuk reagon greqia nuk ësht vend demokratik. Përshëndetje nga Ilirida????????

  • Pena: 30/11/2023 17:09

    Po normal po te Mo's ishin ju te mediave qe vini vetem Tek leku I madh, Pas drejtesise media eshte me e korruptuara, me Vila dhe apartmente pushimi ne plazhe dhe resorte!!!

    Përgjigju
  • Kujt i thua?: 30/11/2023 14:27

    Po normal!kali i Trojës së Grekëve!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?