Eduard Zaloshnja: Dumani i SPAK-ut i pari me 50%, ndërkohë 40% të pakënaqur me të dyja krahët e politikës

22 Dhjetor 2023, 13:05| Përditesimi: 22 Dhjetor 2023, 13:32

  • Share

Nga një sondazh që zhvillova për Report TV  më rezultoi se ndër zyrtarët/politikanët më të vlerësuar për ndikim në jetën e vendit gjatë këtij viti, kreu i SPAK-ut Dumani ishte më i vlerësuari me 50.1%, i ndjekur në distancë nga Kryeministri Rama. Nga ana tjetër rreth 40% e të anketuarve ishin të pakënaqur si me punën e qeverisë, ashtu edhe me aktivitetin e opozitës në tërësi.

Të ndërthurura, këto rezultate na tregojnë se pakënaqësia popullore ndaj të dyja krahëve të politikës kanalizohet tek vlerësimi/shpresa për SPAK-un e drejtuar nga Dumani, që i ka futur një marsh më të lartë këtë vit hetimit të peshqëve të mëdhenj.

Para se Dumani të vinte në krye të SPAK-ut, ky i fundit ishte marrë me arka peshqish që dikush i jepte si bakshish ndonjë zv.ministreje të parëndësishme, apo me shpërdorimet e ndonjë ministri periferik. Ndërsa këtë vit SPAK-u ka hetuar apo proceduar ish-kryeministra, ish zv-kryeministra, ministra zv.ministra, kryebashkiakë e shumë zyrtarë të tjerë. Dosje të mëdha janë hapur nga SPAK-u (ku përfshihen disa nga emrat më të rëndësishëm të politikës) si “Vrasjet e 21 janarit në bulevard”, “Çështja Gërdeci”, “Çështja e ish-klubit Partizani”, “Çështja e inceneratorëve”, “Tenderat e Ministrisë së Shëndetsisë”, e “Çështja Çez-DIA”.

Pikërisht ky aktivitet i lartë i SPAK-ut këtë vit mund t’i ketë bërë anketuesit e thjeshtë të sondazhit tim që ta konsiderojnë Dumanin si “Personazhin e Vitit 2023”, për sa i përket ndikimit në jetën e vendit. Dhe jo rastësisht, shumica dërrmuese e të anketuarve që e kanë zgjedhur atë për këtë titull, janë të pakënaqur me të dyja krahët e politikës…

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • xhemal: 22/12/2023 14:26

    Dumani(prokurori) eshte nje sali i vogel..saliun e Kane vene nen akuze dy prokurore kurajoze..dumani ka mbyllur gerdecin dhe 21 janarin...i japin pike sondazhistat nga krevati e salinjt e shumte neper portale,TV, e gazeta ,Sic mbajne gjalle kufomen politike te sali berishes

    Përgjigju
    • Partia: 22/12/2023 17:00

      Prokurori kurajoz i drekave dhe darkave Kraja nuk ka vene nen akuze Berishen apo Saliun. Pasi eshte ne cilesine e personit nen hetim. Aq e madhe eshte kurajo e tij saqe genjen diten per diell kur deklaron se nuk ka qene kandidat i partise se punes apo se nuk eshte betuar per besnikeri ndaj partise kur futi letrat per "shkollen" e ish mpb. U ca kurajoooooo!!! Oh, ndersa prokuroresha ka akoma me teper kuraje vecanerisht kur vendosi mos ngrinte akuze per mega skandalin e vjedhjes se te dhenave peronale nga Edi Rama ose sic e njohim si sistemi "Patronazhisti"!!! Kurajo dhe me krahe te lehte kunat i shokut "xhemal".

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?