Sali Berisha

Eduard Zaloshnja: Efekti i fraksionit anti-Berishë në elektoratin opozitar

1 Maj 2022, 18:13| Përditesimi: 1 Maj 2022, 18:21

  • Share

Në zgjedhjet e 6 marsit në 6 bashkitë, fraksioni anti-Berishë rezultoi pakicë brenda opozitës (PD-LSI-PR-PDIU-LZHK-Etj). Kandidatët e Bashës kapën vetëm 14% të votave, ndërsa kandidatët e Berishës (të ndihmuar nga LSI) kapën31% të votave të atyre qëe morën mundimin të votonin më 6 mars.

Po çfarë efekti ka patur fraksioni anti-Berishë brenda elektoratit opozitar në shkallë kombëtare?

Në një sondazh kombëtar që zhvillova para 10 ditësh, pyeta se për cilin nga tre politikanët kryesorë kishin opinionin më pozitiv të anketuarit, por edhe nëse kishin votuar e për kë kishin votuar në 25 prillin e vjetshëm.

Përgjigjet e këtyre pyetjeve më krijojnë mundësinë të analizoj prirjet e sotme politike jo vetëm tek banorët e rrritur në përgjithësi, por edhe tek segmenti që përbëhet vetëm nga të anketuarit pjesëmarrës në zgjedhjet e vjetshme paralamentare.

Nga kjo analizë, më rezulton se 15.7% e atyre që morën pjesë në zgjedhjet e vjetshme parlamentare të 25 prillit, sot nuk zgjedhin asnjërin nga tre politikanët kryesorë (Rama, Berisha, Meta), kur pyeten për cilin nga të tre keni opinionin më pozitiv. Dhe tek ky 15.7-përqindsh, shumica dërrmuese janë ata të anketuar që votuan vjet për PD-AN (AN ose Aleanca për Ndryshim përbëhej nga aleatët e PD-së, PR, PDIU, LZHK, PAA dhe PDK).

Aktualisht, simpatizantët e Berishës janë sa treçereku i votuesve të vjetshëm të PD-AN, ndërkohë që rivali i tij kryeminstror e ka në kontroll të plotë vathën e tij elektorale. (Shihni tabelën e mëposhtme për detajet).

Përgjigjet e të anketuarve që kishin marrë pjesë në zgjedhjet e vjetshme krahasuar me rezultatet zyrtare të partive respektive në zgjedhjet e vjetshme

(zyrtarisht pjesëmarrës në zgjedhje vjet ishin  1.662 milionë)

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?