Eduard Zaloshnja: Himarjotët nga Greqia mund të përcaktojnë fituesin e 4 gushtit

22 Korrik, 13:08| Përditesimi: 22 Korrik, 13:11

  • Share

Në zgjedhjet e prillit 2021, PS-ja mori 60% të votave në territorin e Bashkisë Himarë. Dhe ajo epërsi socialiste ishte autoktone bio, sepse prej rrezikut të Covid-19, shteti shqiptar i bllokoi kufijtë me fqinjët. Pra, zgjedhësit himariotë me banim në Greqi nuk mund të vinin për të votuar.

Po para pandemisë, si ishte situata elektorale në Bashkinë Himarë?

Më 2019, gara u zhvillua pa kundërshtarë, sepse opozita i bojkotoi zgjedhjet. Por më 2017, PS-ja mori 57% të votave në territorin e Bashkisë Himarë. Ndërsa më 2015, kur Dhionisios Alfred Petro Beleri (me origjinë nga Proganati i Tepelenës) ishte drejtpërdrejt në garë, vetëm 27% të votave mori, kundrejt 56% të votave që mori socialisti Goro…

Vijmë tani tek 14 maji i vjetshëm.

Ndryshe nga prilli i 2021 (kur kufijtë ishin të mbyllur prej pandemisë), vjet kush të donte mund të vinte nga Greqia etj., për të votuar në Himarë. Si rrjedhojë, pjesëmarrja u rrit në Bashkinë Himarë me pothuaj 2 mijë zgjedhës, krahasuar me pjesëmarrjen në zgjedhjet gjatë pandemisë.  Dhe Beleri, kandidati i mbështetur nga Berisha, Meta, Dule dhe politikanë grekë, përfitoi goxha më shumë nga kjo rritje e pjesëmarrjes, sesa Goro i mbështetur nga PS-ja. Kështu, për Belerin votuan 1560 zgjedhës më shumë se sa kishin votuar më 2021 për të gjitha partitë opozitare së bashku.

Ndërsa për Goron votuan vetëm 380 zgjedhës më shumë se sa kishin votuar më 2021 për PS-në (shihni grafikun e mëposhtëm).

Po më 4 gusht çfarë mund të pritet?

Politikani i majtë veteran Tavo (me origjinë nga Dropulli) do të përballet me një ish-banor të Gjilekës së Dhërmisë (ka emigruar pas 1990-ës në Greqi e më vonë në Amerikë). Të dy kanë deklaruar me kohë se i përkasin etnisë greke, por njëri e ka provuar forcën e tij elektorale në 8 gara të sukseshme për deputet, ndërsa tjetri e ka për herë të parë një garë elektorale.

Në qoftë se më 4 gusht do të votojnë vetëm himarjotët e këtushëm, Tavo do ta ketë praktikisht të sigurt fitoren – historiku elektoral i Himarës dhe i politikanit Tavo të çojnë vetvetiu tek ky konkluzion. Por qenia hapur e kufijve dhe atmosfera e ndezur pas burgimit të Belerit, mund të bëjë që shumë himarjotë me banim në Greqi të vijnë për të votuar më 4 gusht. Dhe kështu, fituesi mund të përcaktohet nga numri i përkrahësve himariotë që secili kandidat mund të sjellë nga Greqia për të votuar atë ditë…

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • emigranti: 22/07/2024 17:44

    Po ata 1000000 emigrante qe duartrokisnin per Edi Ramen ne stadiumin e Athines i ke konsideruar ne kete analize? Se edhe ata vijne ne behar ne Shqiperine turistike.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?