Edhe votuesi më i thjeshtë shqiptar e kupton se futja e opozitës në zgjedhjet lokale me kandidtë të përbashkët e rrit ndjeshëm probabilitetin për më shumë kryebashkiakë opozitarë se sa kemi sot (vetëm në Shkodër kemi aktualisht një kryebashkiak opozitar).
Në qoftë se përmblidhen rezultatet zyrtare të 25 prillit të vjetshëm për territorin e secilës nga 61 bashkitë aktuale, kjo aksiomë e thjeshtë statistikore bëhet edhe më e qartë (shihni tabelat shoqëruese). Kështu, në territorin e 19 bashkive aktuale, partitë e mazhorancës (PS dhe PSD) morën më pak se 50% të votave. Gjë që do të thotë se, në qoftë se opozita futet me kandidatë të përbashkët në zgjedhjet lokale, ka shanse të fitojë teorikisht në të paktën 19 bashki (nga 61 që janë aktualisht).
Sidoqoftë kjo aksiomë e thjeshtë statistikore ka dy “Por” të mëdha nga mbrapa… Së pari, që opozita të dalë me kandidtët të përbashkët, duhet që Berisha e Meta të bien dakord se në cilat bashki do të jenë kandidatët PD-istë dhe në cilat ata PL-istë.
Dhe kjo është një marveshje që arrihet lehtë teorokisht (meqë të dy janë pozicionuar fare ashpër kundër Ramës), por jo praktikisht (sepse politikanët dhe votuesit lokalë kanë ambicie kundërvënëse në terren). Historia e zgjedhjeve lokale më 2011 dhe 2015 ka treguar se formula e kandidatëve të përbashkët nuk ka funksionuar mirë në disa bashki…
Së dyti, që opozita të dalë me kandidtë të përbashkët duhet që, pasi të arrihet marrëveshja Berisha-Meta, duhet që këta të dy të bëjnë marrëveshje edhe me fraksionin e Alibeajt. Këtu situata ndërlikohet edhe më tepër, sepse ky fraksion pretendon ligjërisht logon dhe vulën e PD-së. Por edhe në qoftë se arrihet një marrëveshje treshë Berisha-Meta-Alibeaj, është e vështirë që të sintonizohen në terren politikanët dhe votuesit lokalë në mbështetje të kandidatëve të përbashkët në të gjitha bashkitë. Gjatë vitit të fundit, lufta fratricide brenda gjirit të opozitës nëpër rrethe ka qenë shumë e ashpër…
Jo te behen bashke por edhe sikur edhe Frrokun dhe Doshin (aman jo Lezet e Durrsit se na fik deren) te marrin hua nga mavia nuk fitojne dot. Sa te kete Rama aksionet e krimit te organizuar, shtet qendror e lokal dhe zgjebet neper hambasada dhe media mejhane, njeqind Salin dhe Ilire nuk mjaftojne se i ha te gjithe mamuthi korrupsionit.
Përgjigju