Eduard Zaloshnja: Në Shkodër e Dibër, fituesi në diskutim. Në të tjerat…

28 Janar 2022, 21:15| Përditesimi: 28 Janar 2022, 21:17

  • Share

Rezultatet e zgjedhjeve parlamentare paraardhëse përbëjnë zakonisht një bazë të mirë për parashikimin e rezultateve të zgjedhjeve lokale.

Aty ku njëri krah ka patur epërsi të dukshme në zgjedhjet paraardhëse parlamentare, suksesi në zgjedhjet lokale ka qenë pothuaj i sigurtë.

Por zgjedhjet e 6 marsit do të zhvillohen pas një ngjarje të veçantë – Berisha dhe pasardhësi i përzgjedhur prej tij (Basha) janë në një luftë politike për jetë a vdekje. Si rrjedhojë, elektorati i djathtë është tashmë i përçarë.

Përçarja e PD-së do të ndikojë padyshim në bashki si Durrësi, Lushnja, Vora e Rrogozhina, ku e majta rezultoi me epërsi në 25 prillin e vjetshëm. Duke ia bërë asaj të lehtë që ta ruajë përsëri epërsinë (shihni rezultatet e vjetshme në tabelën shoqëruese).

Në Shkodër e Dibër, partitë opozitare (PD-AN dhe LSI) patën epërsi në 25 prillin e vjetshëm. Por sivjet PD-AN është e përçarë dhe votuesit e LSI-së nuk dihet nga do të anojnë apo nëse do të votojnë në këto dy bashki.

Për arsyet e mësipërme, gara duket se do të jetë e fortë për krejtë e bashkive në Shkodër e Dibër. Ndërsa në bashkitë e tjera, gara kryesore mbetet të jetë mes kandidatëve të Berishës e Bashës, se kush do të dalë i dyti apo i treti…

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?