Foto ilustruese

Eduard Zaloshnja: Nëse do të zhvilloheshin sot zgjedhje parlamentare, ja rezultati në Tiranë

28 Dhjetor 2022, 10:25| Përditesimi: 28 Dhjetor 2022, 11:55

  • Share

Me fillimin e vitit 2023, do të fillojnë edhe analizat e sondazhet për kryebashkiakët e rinj, të cilët do të zgjidhen më 14 maj. Prandaj, në këto ditë të fundit të 2022 (vit me ngjarje të forta politike), vlen të bëhet një analizë e kuotave elektorale të partive për garën parlamentare.

Nuk kam zhvilluar javët e fundit ndonjë sondazh kombëtar, por kam zhvilluar një në territorin e Bashkisë Tiranë, e cila ka shërbyer për dy dekada si një barometër elektoral për gjithë Shqipërinë.

Nga sondazhi rezultoi se kuotat elektorale të mazhorancës kanë mbetur pothuaj njësoj si ato të prillit 2021 – mbi gjysma e atyre që janë të vendosur qysh sot për të votuar në zgjedhje parlamentare, votën e tyre ia japin PS+PSD (shihni grafikun shoqërues). Ndërsa risia e këtij viti është ndarja e kuotës së PD-së mes dy fraksioneve – atij të Berishës dhe të Alibeajt.

Fraksioni i këtij të fundit merr sot vota sa çereku i fraksionit të Berishës, duke e bërë kështu një faktor të rëndësishëm elektoral në balancën e madhe mes partive – ashtu si dikur LSI-ja, kur u nda nga PS-ja.

Mbetet të shihet nëse fraksioni i Alibeajt do të garojë në garat e ardhshme elektorale si një subjekt elektoral më vete, apo nën ombrellën e Berishës…

Grafiku i përqindjeve për partitë nëse votohej sot në Tiranë

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?