Pas zgjedhjeve të 25 prillit kam zhvilluar disa sondazhe kombëtare – të gjitha private. Duke qenë private, nuk mund t’i publikoj rezultate të tyre. Por një detaj të sondazheve të mia mund ta analizoj publikisht – votat rinore.
Në zgjedhjet e 25 prillit (sipas sondazhit tim më rigoroz në terren pas zgjedhjeve), PS-ja ishte inferiore me vota në grupmoshën 18-34 vjeç, krahasuar me votat që morën të gjithë partitë e tjera së bashku.
Por aktualisht, PS-ja është statistikisht e barabartë në vota me të gjitha partitë e tjera (të marra së bashku) në grupmoshën 18-34 vjeç (në grupmoshat e tjera është pak superiore).
Dhe ky barazim në grupmoshën 18-34 vjeç nuk ka ardhur si rezultat i shtimit të votuesve të rinj të PS-së qysh prej 15 prillit. Jo, ka ardhur prej firos së votave rinore tek të gjitha partitë e tjera.
Duket se sherri i prindërve opozitarë ka ndikuar për keq tek fëmijët opozitarë…