Vota e diasporës

Eduard Zaloshnja: Pavarësisht nga data e zgjedhjeve, votimi i emigrantëve duhet të mundësohet!

25 Nëntor, 15:14| Përditesimi: 25 Nëntor, 15:16

  • Share

Nga cic-micet politike që po zhvillohen në takimet me Presidentin e Republikës për caktimin e datës së zgjedhjeve parlamentare të rradhës, kanë qarkulluar disa data, nga 27 prilli deri më 11 maj 2025. Ndërkohë KQZ-ja ka kërkuar datën më të largët (11 maj), për të krijuar sa më shumë mundësi që zgjedhësit në emigracion ta dërgojnë votën e tyre me postë (mundësi që për herë të parë pas 34 vjetësh ua jep Kodi Zgjedhor i miratuar me konsensus në Kuvendin e Shqipërisë).

KQZ-ja ka kërkuar gjithashtu që të ndryshohet me konsensus Kodi Zgjedhor në lidhje me afatin e shpalljes zyrtare të listave të deputetëve, në mënyrë që flete-votimet të kenë kohë të mjaftueëshme të shtypen, dërgohen e të rikthehen nga emigracioni.

Pavarësisht se parimi “Voton kush taksohet” nuk vlen drejtpërdrejt për zgjedhësit që nuk banojnë në Shqipëri, ata kontribuojnë tërthorazi përmes dërgesave valutore që u sjellin familjarëve të tyre këtu. Për të mos përmendur disa që investojnë këtu, duke punuar atje…

Votimi me postë i zgjedhësve në emigracion duhet të mundësohet më së fundi, pas 34 vjetësh të zgjedhjeve pluraliste! Pavarësisht se disa vota të emigrantëve mund të vijnë me disa ditë vonesë nga kompanitë ndërkombëtare të postimit…

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?