Gjatë fjalimit në Asamblenë Kombëtare Socialiste, Edi Rama deklaroi: “Në zgjedhjet e ardhshme, PD-ja zor se do të marrë më shumë mandate se në vitin 1997. Mbajeni shënim!”. Ai sqaroi se PS-ja di të lexojë mendjen e popullit, jo vetëm se ka patronazhistët, por edhe sepse ka një strukturë shkencore të kolauduar, që bën anketime të përmuajshme të opinioneve të njerëzve.
Rama nuk i publikon sondazhet e përmuajshme që zhvillon kjo strukturë shkencore e kolauduar, në mënyrë që të gjykojmë se sa i bazuar është parashikimi i tij për mandatet e PD-së më 2025 (më 1997 mori vetëm 25 nga 140 mandate gjithsej). Sidoqoftë, unë kam publikuar më 4 shtator një sondazh kombëtar që bëra për portalin JAVANEWS, të cilin e zhvillova me një kampion prej 1805 të anketuarish të vendosur për të votuar qysh sot (1003 brenda vendit dhe 802 jashtë vendit – kampionin e ripeshova statistikisht, për të përfaqësuar sa më mirë si zgjedhësit brenda vendit, ashtu edhe ata jashtë vendit).
Nga sondazhi rezultoi që, nëse votimi do të ishte kryer më 4 shtator, PD-ja do të siguronte 29.8% të votave të pjesëmarrësve në zgjedhje (shihni tabelën e mëposhtme). Është e pamundur të përkthehet me saktësi kjo përqindje në numër mandatesh parlamentare, sepse duhet të zhvillohet nga një sondazh i veçantë për secilin qark. Sidoqoftë, me një farë përafërsie, mund të llogaritet se PD-ja do të kishte marrë rreth 40 mandate parlamentare, nëse zgjedhjet do të ishin zhvilluar më 4 shtator.
Duke patuar parasysh shifrën e sotme të 40 mandateve, është shumë e vështirë të parashikohet që PD-ja mund të zbresë deri në 25 mandate pas 8 muajsh…
PD zyrtare nuk i kalon 9-13 mandate! 4-8 mandate i merr Lind Qorri me fig reja dhe forta PD e tjera marrin gati 3-6 deputet Levizja presidentit 2-3 deputet Levizja vjeter e pavarur me demokrat 1-2 partita e Gazit Bardhit Levizja demokrate qe krijon A Shehu besoj 3-5 deputet nese jep fig reja Demokriatian 3-6 deputet Dhe socialistet e vjeter diku tek 74-77 deputet Diaspora pastaj nuk eshte e pavaruar ndaj 0 deputet ! Lind pyetja , nese ka akoma parti te reja reale, cfare presin qe skane nis protesta apo levizje? Asgje nuk presin thjesht sistemi njepartiak arrin te pranohet nga masa 80% plus dhe kthehet ne filozofi politike ! Zgjedhjet e 2025 NUK BEHEN per mazhorancen , ajo dihet , ama zgjdhjet e 2025 behen se kush do te jete opozita e rradhes per Shqipërine ne dy dekadat e ardhshme? Kush eshte opozita e re ? Keto Jane Zgjedhjet e 2025 ! Mazhoranca dihet kush e fiton , kemi minister ekonomie 2025 nga deputetja e diaspores socialiste bohet deputete ne minsitre !
Përgjigju