Pas zgjedhjeve të 25 prillit, Edi Rama u mburr se opozita nuk kishte shans të fitonte përballë murit 800-mijëshsocialist. Po për çfarë muri e kishte fjalën Rama?
Në qoftë se llogariten edhe votat e partive satelite të PS-së (PSD, etj.), në fakt, muri elektoral PS+satelite ka qenë rrotull kësaj lartësie në mënyrë konstante (si në opozitë edhe në pozitë). Pavarsisht se shumë votues janë larguar nga Shqipëria apo janë larguar nga kjo jetë në 12 vjetët e fundit, dardhët socialiste thjesht kanë rënë nën pemën e dardhës socialiste…
Përballë një muri të tillë konstant socialist, opozita ka qenë e përçarë në disa copa. Përçarja më e madhe aktualisht është ajo mes berishistëve dhe bashistëve (kadillistët përbëjnëthjesht një rrymë minore).
Para zgjedhjeve, përçarja e madhe ishte ajo mes Bashës e Kryemadhit, të cilët nuk ranë dot dakord të hartonin lista të përbashkëta kandidatësh për deputetë. Gjë që mund t’ia kishte ulur gjasat e fitores Ramës. Por edhe votat e djathta që morën partitë e Jozefina Topallit dhe Astrit Patozit ndikuan sadopak në dobësimin elektoral të opozitës.
Me pak fjalë, tenda laramane e opozitës është e ndarë nësinore – disa të mëdha e disa të vogla.
Në qoftë se ndonjë ose disa nga liderët e këtyre sinorëve nuk përfundojnë në kthetrat e SPAK-ut dhe BKH-së deri më 2025, ekziston një farë probabiliteti për kapërcimin e murit 800-metërsh të Ramës.
Por që të ketë ndonjë gjasë për fitore të opozitës,duhet që të gjithësinorët brenda tendës opozitare të përbashkohen – berishistët, bashistët, metistët, kadillistët, topallistët, patozistët etj. etj. duhet të dalin të gjithë me një listë të përbashkët kandidatësh në zgjedhjet e 2025-ës!
Sepse Rama nuk ka ndërmend ta ndryshojë sistemin zgjedhor në një mënyrë të tillë, që do t’ia jepte opozitës fitoren në pjatë…
Policet te marrin cdo gje qe u takon sipas ligjt Nuk duhet te kete asnje lidhje me sekuestrime apo gjoba. Do ti kthente ne jenicere, konflikt interesi me detyren
Përgjigju