Kombëtarja shqiptare pas eliminimit nga Kampionati Europian

Eduard Zaloshnja: Pothuaj 80% vlerësim pozitiv për kombëtaren shqiptare, edhe pse u eliminua

25 Qershor, 16:50| Përditesimi: 26 Qershor, 10:04

  • Share

Pas eliminimit të kombëtares sonë nga kampionati europian, dy portale të mirëndjekura shqiptare, Shqiptarja.com dhe Balkanweb u pyetën audiencën e tyre për vlerësimin që kishin rreth performancës së ekipit tonë në këtë turne.

Deri në orën 16:30 të datës 25 qershor, pothuaj 4000 lexues i ishin përgjigjur kësaj pyetje dhe pothuaj 80% e tyre kishin dhënë një vlerësim pozitv për performancën e kombëtares tonë në Euro 24. Vetëm 17% kishin vlerësim negativ.

Analistë sportivë, ish-futbollistë, ish-trajnerë, supermodele, etj. etj. kanë dhënë opinione nga më të ndryshmet nëpër ekrane për ekipin tonë kombëtar qysh nga mbarimi i ndeshjes kundër Spanjës, por 4000 lexuesit e thjeshtë të portaleve të mësipërme kanë një zë shumë më të fuqishëm statistikor – ata përfaqsojnë miliona shqiptarë që kanë ndjekur me ethe kombëtaren tonë në Euro 24.

Në fakt, Federata Shqiptare e Futbollit bën mirë të zhvillojë një sondazh rigoroz shkencor, për të mbledhur opinionet e shqiptarëve kudo që janë për kombëtaren tonë, Sepse në fund të fundit, janë 10 milionë shiptarët ata që e mbështesin, presin dhe vlerësojnë se si na ka përfaqsuar kombëtarja jonë në futboll!

 

G.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shkodra: 25/06/2024 17:15

    Ekipi i kombetares bani nje loje te mire por vec i mungoj zemra LORIK CANA

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?